Ditari

Ballina / Ditari / Shoqëri
"Viktimat" e rektorit Gashi!
Arbër Selmani Publikuar: 06.08.2013 - 08:04
Foto: Laura Hasani

Vitin e kaluar, deklarimi i pasurisë personale atë e nxori profesor në dy institucione arsimore. Pos si zëvendësministër i punëve të jashtme, Ibrahim Gashi ka mbajtur edhe pozicionin e profesorit në Fakultetin Filozofik, post ky që nga viti 1994, dhe tjetrin si profesor në Kolegjin “Fama” që nga viti 2010. Së fundmi, Gashi, tani në pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me kthim në kohë do t`i duhej të zgjidhte vetëm një pozitë me kontratë të rregullt, për të hequr kështu dorë nga dy pozita të tjera në marrëdhënie pune.

Vendimin e tillë e ka marrë vetë ai, kur ditëve të fundit u ka dërguar një letër dekanëve të fakulteteve duke i informuar ata lidhur me ecurinë e veprimeve të ndërmarra për dorëheqje nga marrëdhënia e dytë e punës për stafin e rregullt akademik, të cilët kanë edhe një marrëdhënie pune përpos asaj të nënshkruar me Universitetin e Prishtinës.

 E “viktima” e parë e këtij vendimi është Nagip Skenderi. Profesor në Universitetin e Prishtinës tash e 12 vite, Skenderi ligjëron lëndët Hyrje në Biznes, Mjedis në Biznes, Ekonomia dhe politika monetare dhe Makroekonomi, në dy semestra dhe në të dy nivelet e studimeve, atë bachelor dhe master. Ai thotë se pa hezitim ka zgjedhur punën me studentët e UP-së, kjo për të qenë edhe më afër tyre.

“Por unë asnjëherë nuk kam munguar në orët e ligjëratave, edhe sa kam punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Thjesht e mora këtë vendim sepse kështu ka kërkuar Rektorati dhe unë e bëra zgjedhjen”, thotë Skenderi. “Kjo është gjë e natyrshme, dhe unë e kam mirëpritur këtë nismë të rektorit Gashi. Unë kam studentët e mi të masterit ku edhe jam mentor i disa prej tyre, prandaj jam përgatitur edhe psikikisht që nga tetori të filloj ligjëratat”, pohon Skenderi për “Zëri”.

Por, vetë rektori Gashi sipas këtij vendimi do të duhet të dalë para aktit të kryer të zgjedhjes së një kontrate. Ai figuron edhe vetë në personelin e rregullt akademik në Fakultetin Filozofik, gjegjësisht Dega e Historisë. Në ueb-faqen e këtij fakulteti shkruhet se Gashi ligjëron Historinë Botërore Bashkëkohore 1918-1939, Historinë Botërore Bashkëkohore 1939- deri sot dhe Diplomacinë Evropiane dhe Shqiptarët, shekulli XIX-XX. Në deklarimin e pasurisë, ai ka deklaruar shumën prej 980 eurosh si pagë nga ky Fakultet.

“Profesor Gashi është zgjedhur rektor i UP-së për një mandat 4-vjeçar, i cili ka filluar më 1 tetor 2012. Gjithsesi, profesor Gashi mbetet profesor i rregullt i Fakultetit Filozofik”, thotë Dashamir Bërxulli, prodekan për çështje mësimore në Fakultetin Filozofik.

Në po të njëjtin dikaster figuron edhe Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme, ky në Departamentin e Shkencave Politike, sipas ueb-sajtit zyrtar të Fakultetit. Megjithatë, ueb-faqja duket të ketë probleme sepse sipas zëdhënësit Artan Behrami, Hoxhaj e ka ngrirë postin e tij që nga viti 2008. Bërxulli thotë se me gjithë ngrirjen e marrëdhënies së punës me UP-në, Hoxhajt vendi i punës i ruhet deri në mbarim të detyrës, pavarësisht se aktualisht nuk ka orë të parapara në orar.

“Fakulteti Filozofik ka mbledhur aktivisht deklarimet e stafit akademik lidhur me punësimin e tyre dhe i ka dorëzuar në rektorat. Pas këtij procesi, rektori Gashi u është drejtuar njësive akademike, përfshirë Fakultetin Filozofik, me një shkresë. Fakulteti Filozofik do të zbatojë me përpikëri kërkesën e bazuar në ligj të rektorit Gashi”, pohon Bërxulli për “Zëri”.

Personazhe të tjera kanë kontrata me Universitetin e Prishtinës dhe bëjnë pjesë në Qeverinë e Kosovës dhe instancat tjera serioze institucionale brenda vendit.

Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë, sipas deklarimit të pasurisë për këtë vit është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës që nga viti 1987 dhe prej vitit 2010 ligjëron edhe në Universitetin “Dardania”. Në të parin merr gjysmë page ndërsa në të dytin punon me honorar.

Arsim Gërxhaliu nga Ministria e Drejtësisë në deklarimin e pasurisë figuron edhe si mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë në arenën pranë Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, mësimdhënës në Universitetin “Fama” në kryeqytet dhe një shumë prej 400 eurosh që i vjen nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë. Në mesin e të tjerëve që mbajnë pozitë brenda Qeverisë dhe Universitetit të Prishtinës është edhe Besim Beqaj. Pos pozitës në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Beqaj është profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës dhe merret me konsulencë e trajnime në Kolegjin “Cambridge” në Pejë.

Në vendimin e rektorit Gashi, thuhet se këta protagonistë kurrsesi nuk duhet t`i mbajnë dy kontrata të rregullta pune.

“Muaj më parë keni marrë disa formularë për deklarim të personelit akademik lidhur me atë, nëse, përveç UP-së, kanë edhe ndonjë marrëdhënie tjetër pune. Rektori i UP-së, pas pranimit të deklaratave të personelit akademik që kanë marrëdhënie tjetër pune përveç UP-së, për tri ditë radhazi ka mbajtur takime individuale me secilin prej tyre, ku edhe është kërkuar që deri më 20 shtator 2013 të deklarohen përfundimisht nëse duan ta mbajnë kontratën e punës me Universitetin e Prishtinës apo me ndonjë institucion tjetër, por në asnjë mënyrë t’i mbajnë dy kontrata të rregullta pune”, thuhet në letrën e rektorit Gashi.

“Nëse kjo kategori e stafit akademik nuk sjell dëshmi për shkëputje të marrëdhënies së dytë të punës deri më 20 shtator 2013, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të ndërmarrë veprime të njëanshme për shkëputje të kontratës pa ndonjë paralajmërim tjetër”, vazhdon letra e Gashit.

Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës, Ministër i Drejtësisë dhe nënkryetar në Partinë Demokratike të Kosovës që nga viti 1996 ligjëron edhe në Universitetin e Prishtinës, gjegjësisht në Fakultetin Juridik. Emri i tij figuron si profesor i asociuar për drejtimin bachelor në lëndët E drejta Ndërkombëtare Private dhe E drejta e Unionit Evropian si dhe lëndët E drejta Evropiane I, E Drejta Ndërkombëtare Publike I, E Drejta Ndërkombëtare Publike II dhe E Drejta e Unionit Evropian.

“Nuk ka të bëjë ajo me njerëzit që janë të emëruar, por për këtë ju lutem pyetni në Rektorat”, ka qenë përgjigjja e Kuçit kur është pyetur nga gazeta për pozicionet e kontratave në vendet ku ai punon.

Ardian Kastrati, zëdhënës i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, nuk i ka bërë të ditur emrat e profesorëve me të cilët janë bërë bisedime. Sipas tij, shtatori jep edhe rezultatet e para të procesit.

“Të gjitha detalet do të publikohen në shtator sepse ky është proces që tek atëherë përfundon. Sipas letrës në ueb-faqe rektori u ka caktuar afat dhe deri atëherë nuk e dimë se cilët emra do të deklarohen dhe cilët jo”, thotë Kastrati.

 


Komento
Komente (12)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
rektori se pari le tja fillon prej stafit te administrates te cilet kan edhe kontrata tjera dhe te angazhuar, prej menagjerit te personelit , zyrtaret tjere e deri te drejtorat.
buki
rekomanduar (1)
08 Aug 2013
14:09
 
Edhe tri herë më i mençur po të jetë nuk do mund ta kryente një prej punëve si do duhej, (nga mungesa e etikës), lëre më që ka aq pozicione!...Andaj Kosova (s)mund të shkon përpara dhe vazhdon të jetoj me ndihma, dhe E FUNDIT NË EVROPË, ME TË TILLË NJERËZ TË PA CIPË E TË PA NGOPUR.
Burhani
rekomanduar (2)
07 Aug 2013
18:16
 
expert medicine Ti nuk qenke as ekspert medicine, as i asnje lamie e me se paku ekspert i gjuhes shqipe. Po ta kisha nje laps me ngjyre te kuqe do te jepja nje note njesh (1)
halori
rekomanduar (4)
06 Aug 2013
22:24
 
une sdo merrem me temen se ska asgje UNIVERSALE ne ket ,,UNIVERZITET,,.vetem 2 shembuj e prova te vogla.1.nje persone i diplomuar se pari nuk flet fjale te huaja dhe i perzin me gjuhen SHQIPE sikur millin e magjuper kure lupshin ktyneher,qe magjupja futke ne thes grur,miser,mjell te grurit,mjell te misrit dhe terrsher,nu flas per ket te ashtuquajtur rektore,per per te gjitha ata-ato qe sulmojne GJUHEN SHQIPE me fjale aziatike turke,si HARAQ-TATIM ne shqip,VOZIT serbisht-GRAH shqip,e qindra mijra fjal turke qe flasin shume vet dhe RTK-ja ISLAMIKE ne krye me BEKTASHIN milazim krasniqi.2.nuk mund te quhet univerzitet psh:te medicina ku MALARIN e quajn VIRUS,a nuk eshte virus,por PARAZIT.pra PARAZITI qe jep PALUDIZMIN dhe vetem nje espes quhet MALARIJA,dhe sdo thot qe gjdoher insekti kontaminion vetem me espesin parasiter malarija,per ne shumicen e rasteve PLASMADIUM FALCIPARUM,pastaj plasmadium OVALE,e PLASMADIUM VIVOX.a kto njifen qe 70-80-90 vite ne univerziotet e botes.qfar lesh univez
expert medicine
rekomanduar (2)
06 Aug 2013
18:47
 
Hajgare hesapi, ky u knaqe me 20 vene pune
hahahaha
rekomanduar (3)
06 Aug 2013
15:51
 
Ketyre qe i mbajne nga 2-5-10 vende pune ne nje kohe kur jena lider europjan per papaunesi dhe njerezit skan buke..ishalla ju bie kanceri ne zorr te trash..dhe cofin ne dhimbje te tmerrshme...
papandreu
rekomanduar (5)
06 Aug 2013
13:34
 
O Ibrahim Gashi o hajn pse more po i merrni njerzit ne qaf me qit konkursa e njerzit veq jane tu punu... Besen e Zotit po ua dha se dikush ka me hanger shume shpejt.
PLISI
rekomanduar (6)
06 Aug 2013
12:20
 
Ti shoku Ibro na trego pak si e bere gjithe at pasuri, te lutem tregona pak mos te te vije keq..Je "parimor" I madh edhe ti..
Flaka
rekomanduar (5)
06 Aug 2013
09:38
 
Nuk e di sa ka ftyre ky person me kesi lloj deklaratash, kur krejt e dijme qe ka qindra profesore te UP-se qe mbajne poste te tilla. Isa Mustafa, kurre ne ligjerata nuk vjen, Besim Beqaj edhe ma hiq.. Une jam vet student e pe di qka po ndodhe. Marre per keta tipa, marre qe veq marrin rroga t`majme edhe nuk bajn kurgjo t`hajrit
Xhamadani
rekomanduar (6)
06 Aug 2013
09:31
 
Une jam edhe profesor, edhe rektor, edhe dallavergji. Hajt diten e mire
Rektori
rekomanduar (14)
06 Aug 2013
09:15
 
Nuk e respekton perveti vendimin mos mi pas dy kontrata te rregullta te njojten koh ne institucione shteterore se nuk mundet te njojten koh me kan ne dy punat e po prsim nga ky hajne me i shti tjeret me respektu, na duhet vedisim dhe kultur e madhe, katastrof kush osht duke udhehequr institucionin ma me vlere te vendit
xhanko
rekomanduar (4)
06 Aug 2013
08:45
 
Shife ky bane apel per rregullesi ne kry te universitetit e vet mban dy kontrata te rregullta - po po tjeter flitet e tjeter veprohet...
albin
rekomanduar (6)
06 Aug 2013
08:42
 
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51