Ditari

Ballina / Ditari / Ballkan & Botë
Jorge Mario Bergoglio, Papa i ri
Publikuar: 13.03.2013 - 21:22

Jorge Mario Bergoglio, është Papa i ri. Ai është nga Argjentina, 76 vjeç. Në Vatikan ushtuan kambanat për Papën e sapozgjedhur, kreun e 1.2 miliard katolikëve të botës.

Kolegji i Kardinalëve prej 115 vetash votoi sot disa herë për zgjedhjen e atij që do të zëvendësojë Papën e ri, i cili do t'i zërë vendin Benediktit të 16. Muajin e kaluar, Benedikti tha se nuk kishte forcën fizike për të kryer detyrat e kishës.

Rezultati i votimit në Kapelën Sistine, nën muralet e famshme të Mikelanxhelos ishte i paparashikueshëm dhe detyra e kardinalëve ishte e vështirë.

Ata duhet të zgjidhnin një papë të aftë për të spastruar nga njëra anë burokracinë e korruptuar të Vatikanit dhe nga ana tjetër për të rigjallëruar katolicizmin, në një kohë kur laicizmi është në rritje.

Sytë e njerëzve ishin drejtuar sot gjatë gjithë ditës nga oxhaku mbi Kapelën Sistine në pritje të tymit të bardhë.

Për zgjedhjen e Benediktit në vitin 2005, u deshën katër votime. Kësaj here, u deshën vetëm tre.

Një kandidat duhet të marrë dy të tretat e votave, ose 77 për t'u zgjedhur në krye të Kishës Katolike.

Kush është Papa i ri Françesku i Parë?

Kardinali argjentinas Jorge Mario Bergoglio, një intelektual i cili modernizoi atë që konsiderohej si një nga degët më konservatore të kishës katolike në Amerikën Latine, do të pasojë Papa Benediktin XVI. Ai do të quhet Papa Françesku i Parë.

Bergoglio është Papa i parë jezuit. Ai është 76 vjeç dhe thuhet se ka marrë numrin e dytë më të madh të votave pas Joseph Ratzinger në zgjedhjen e papës në vitit 2005.

Fillimisht me profesion kimist, kardinali Bergoglio ka dhënë mësime në letërsi, psikologji, filozofi dhe teologji para se të merrte detyrën si kryepeshkop i Buenos Airesit në vitin 1998.

Brenda vetëm gjashtë vjetëve, nga prift i një manastiri të vogël në një provincë, ai u bë kryepeshkop i Buenos Airesit dhe më pas Kardinal kryesor i Argjentinës. Karriera e tij ka qenë mahnitëse, thonë analistët. /VoA/

Hoxhaj: Emërimi i Papës së ri, lajm i gëzuar për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një bisede telefonike që ka zhvilluar me delegatin apostolik të Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, e ka uruar atë për përzgjedhjen e kardinalit Jorge Mario Bergoglio, për Papë të ri të Selisë së Shenjtë, i cili do të njihet si Papa Francis.

Hoxhaj ka thënë se ky është një lajm shumë i gëzuar për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe besimtarët katolikë në të gjithë botën.

Ai ka shprehur mirënjohjen dhe konsideratat e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për përkrahjen tradicionale që ka dhënë Vatikani për Kosovën si dhe për lidhjet e fuqishme shpirtërore, politike dhe kulturore ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kosovës.


Komento
Komente (7)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Urime dhe ju lutem mos e pranoni BANANA shtetin KosovO por i jepni ultimatum qe populli te lexon edhe nje here historine e vet dhe pastaj kur qeveria perdor metodat humane te mbretereshes Isabella atehere le te njihet vendi yne si shtet.
Dardan Kristaq Shigjeta
rekomanduar (0)
14 Mar 2013
11:33
 
zgjedhja e papes eshte si zgjedhja e trajnerit te nje klubi futbollistik shkojne e vijne sdi pse ka kaq rendsi ai eshte vetem njeri , kurre nuk mund te jet Zot, edhe qa ka rendsi a eshte shqiptar a jo a mos po mendon ky Kreshi se shqiptaret jan te gjithe te mire e sa hajni e krimineli eshte shqiptar kjo ska rendsi fare po leni kto prrala me prejardhjet se skan kuptim te gjithe pej nje njeriu e kemi prejardhjen
naimi
rekomanduar (1)
14 Mar 2013
10:59
 
e qka tash , edhe spo kuptoj kete enver hoxhen ministrin tone pse eshte lajm i gezuar per kosoven zgjedhja e papaes, lidhje shpirtrire e me vatikanin ka pas vetem rugova edhe ju si duket se populli jo mos fol ne emer te kosoves, vet fakti qe vatikani nuk te njeh dhe tash papa i ri nga argjentina edhe ma hiq nuk do yu shkoj ne mendje me te njoft sdi per qfare lidhjesh po flet ti, lidhu me ata qe te ndihmojne e te dojne o injorant
ragipi
rekomanduar (2)
14 Mar 2013
09:07
 
Urime Vatikan, lutu per shpirterat e shitur tek poulli im qe pranoi fene e dreqit , budalles ia fal fajin se eshte budall.
Gjergj Krisht Dardania
rekomanduar (0)
14 Mar 2013
08:48
 
Papa i Ri, është me origjinë shqipatre. Presim që edhe Ky, si edhe Nëna Trezë, ta pronon publikisht se është djalë i një emigranti të ikur nga Italia, me shtetësi Argjentinase, por me gjak shqiptari. Këte do ta zbërthejnë shkencërisht edhe përmes ADN-së, dhe të binden skeptiket. Nga Papa, tash populli shqiptarë, pra populli prej nga rrjedh Papa, pret me padurim njohjen e Kosoves si shtet të pavarur e sovran dhe Shenjëtrimi i Nënes së Botës, Gongjes Shqiptare. Urime, Papa i Tretë, Jogu M.Bergoglio- Francesko, me gjak shqiptari. Gëzuar të gjithëve që e duan njerëzoren dhe shqiptarinë. Kreshi
Kresh Ndoi, Asti
rekomanduar (2)
14 Mar 2013
08:36
 
'Oo qelni naj fabrikë, e leni kto sene!' - Kshtu po thonë shumë islamofobë kur po flitet per tema Islame. Ku jeni tash? Respekt per t'gjithë t'krishterët!
Agimi (Origjinali)
rekomanduar (2)
13 Mar 2013
23:25
 
urime shpresoj qe te mos jet gej edhe ky..
vati kan
rekomanduar (3)
13 Mar 2013
22:50
 
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51