Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Gomari dhe qeni
Publikuar: 10.11.2013 - 09:32

Gomari i ngarkuar me mall dhe qeni që kishte qenë gjithë natën e zgjuar për të bërë roje, po shkonin në treg. I zoti i ndiqte nga pas dhe nganjëherë i jepte të parit një kamxhik dhe të dytit një shkelm. Ndaloi vetëm kur u ndje i lodhur nga rruga e gjatë dhe vendosi ta linte veten dhe kafshët të çlodheshin pak.

Lanë rrugën dhe të tre bashkë shkuan në një lëndinë. Burri u shtri menjëherë nën hijen e një peme. Pas një minute filloi të gërhiste fort. Gomari filloi të kulloste në bar dhe ngjasonte me një parukier që qeth flokët tullë.

Qeni, i cili përveçse ishte i lodhur ishte edhe i uritur, i tha: “Shiko, shiko. Mes mallrave që i ke mbi shpinë, ka bukë. Do të doja të merrja një copë, pasi po ngordhi urie”. “Prit sat ë zgjohet padroni dhe ta jep vetë”, iu përgjigj gomari, duke vazhduar ta mbushte gojën me bar të freskët, pa o lodhur fare me faktin se qeni i gjorë ishte i rraskapitur nga uria, pasi nuk kishte ngrënë me ditë të tëra. “Uuuu!”, u dëgjua në atë moment zëri i ujkut.

“Ndihmë!”, pëlliti gomari. “Jam në rrezik! Më ndihmo qen!”. “Kush ka uri nuk ka forcë”, tha qeni. “Prit sa të zgjohet padroni, të ndihmon ai!”, ia ktheu qeni, ndërsa gomari tani po ndiqej nga ujku i uritur.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51