Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Si të mësohet fëmija të respektojnë veten dhe të tjerët
Publikuar: 10.11.2013 - 09:33

Të mësosh fëmijët se çka është respekti dhe si duhet respektuar të tjerët, është më e vështirë se që ka qenë ndonjëherë në botën e sotme e cila është e bazuar vetëm në individualizëm. Respekti përfshin mirësi, dashamirësi, nderim, gjakftohtësi dhe vlen si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Në disa qarqe, respekti është bërë një gjë e rrallë.

Çfarë është ajo që mund të bëjnë prindërit që të mësojnë fëmijët e tyre për vlerën e vërtet të respektit, ashtu që fëmijët të fillojnë t’i trajtojnë njerëzit e tjerë në të njëjtën mënyrë. Filloni herët për t’i treguar fëmijës tuaj se çfarë është respekti. Sapo fëmija mëson për të komunikuar dhe formëson sjelljen e tij, duhet të mësohet të respektoj të tjerët, veçanërisht të rriturit në mjedisin e tyre. Prindërit vetë duhet të nxisin respektin, sepse siç e dimë, shumica e fëmijëve mësojnë nga shembujt dhe nëpërmjet shembullit tonë të mirë, do t’u tregojmë atyre se çfarë është respekti.

Prindërit duhet të trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, të dëgjojnë njëri-tjetrin kur flasin, të pranojnë mendimet reciproke edhe nëse janë të ndryshme dhe gjithmonë të trajtojnë njëri-tjetrin me mirësi. Me anë të shembullit vetanak, mundemi që fëmijën ta mësojmë me sjellje të mira, respekti për privatësinë e të tjerëve dhe pronës së të tjerëve.

Të gjitha këto duhet mësuar fëmijës sa më herët që të jetë e mundur. Tregoni respekt për fëmijën tuaj. Respektoni dëshirat, mendimet dhe gjërat e tij. Bisedoni me qetësi me fëmijën, pa humbur nervat dhe jo duke e quajtur atë me emra nënçmues si dhe pa përbuzje.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51