Ditari

Ballina / Ditari / Arkiva/Histori
Agim Çeku: Dashuri për profesionin e oficerit (1985)
Publikuar: 15.01.2014 - 18:29

Publikimi i radhës i shkrimeve nga Arkiva të “Zërit të Rinisë”, ka të bëjë me një figurë të njohur dhe shumë aktive në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në sferen e politikës kosovare.

Bëhet fjalë për Ministrin e FSK-së, Agim Çeku, 28 viteve i kishte dhënë një prononcim për “Zërit të Rinisë”.
Për më shumë lexojeni tekstin plotë e realizuar në vitin 1985.

Agim Çeku: Dashuri për profesionin e oficerit (1985)

Agim Ceku, i lindur para 23 pranverash në Qyshk të Pejës, në korrik të vitit të kaluar kreu Akademinë e Ushtrisë Tokësore në Beograd dhe ishte ndër kadetët më të mirë në brezin e tij.

Kur erdha në akademi nuk e pata fare të vështirë, meqë shpejt iu adaptova rrethit të ri dhe e kisha të qartë çdo gjë. Dashuria e madhe që të bëhem epror më nxiti dhe vullneti që shokun më të ngushtë ta kem librin- thotë ky djalosh i cili arriti të përfundojë akademinë me shumicën e notave dhjetëshe në indeks, me notën mesatare 9,54. Këtë suksese më parë s’e arriti asnjë kadet i kombësisë shqiptare.

Ai mburret me këtë dhe dëshirën e tij është që sa më shumë të rinj nga Kosova të mësyjnë akademitë ushtarake.

Krahas zhvillimit të shoqërisë sonë, posaçërisht të APJ-së, u zhvillua edhe Akademia e Ushtrisë Tokësore në Beograd, në të cilën shkollimi i kadetëve të parë filloi para dyzet vjetësh.

Ajo sot paraqet një nga institucionet me bashkëkohëse të shkollimit të lartë ushtarako –shkencor. Deri tash në të janë shkolluar shumë breza oficerësh të APJ-së, të cilët sot kryejnë detyra me përgjegjësi në forcat tona të armatosura, me grada prej nëntogeri e deri të gjenerali.

Qëllimi i shkollimit në këtë akademi është aftësimi i kadetëve për detyra të oficerëve ushtarake, të cilat me njohuritë shkencore – ushtarake, pjekurinë politike e ngritjen morale-politike e tjera do të jenë të aftë e personalisht të gatshëm që në të gjitha kushtet edhe në ato më të vështirat luftarake, të udhëheqin dhe të komandojnë me suksese se në njësitë e tyre, në përputhje me kërkesat e tyre, në përputhje me kërkesat e sistemit të mbrojtjes së përgjithshme popullore dhe të doktrinës ushtarake. Këtu shkollohet kuadri komandues për nevojat e këmbësorisë, njësitë e makinezuara e të blinduara artilerike-raketore, të inxhinierisë, të ndërlidhjeve, të shërbimit financiar e gjendet dhe të mbrojtjes biokimike.

Pranimi

Pranimi në Akademinë e Ushtrisë Tokësore në Beograd bëhet sipas konkursit, të cilin për çdo vit në muajin mars e shpall Drejtoria Personale e Sekertariatit Federativ të Mbrojtjes Popullore.

Kadetët të kësaj akademie, prandaj edhe oficerë të APJ-së, mund të bëhen pjesëtarët e të gjitha kombeve të kombësisë të vendit tonë, të cilët plotësojnë kushtet e konkursit. Kandidatët që konkurrojnë në pranim në këtë akademi duhet të jenë shtetas të RSFJ-së, të jenë të shëndoshë e të aftë për shërbim në forcat tona të armatosur, të mos mbahen ndaj tyre hetime si dhe të kenë të kryer shkollën e mëparshme së paku me sukses të mirë.

Shkollimi në këtë akademi zgjat katër vjet.

 


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
bravo te qoft per punen ce ke der per kosoven
bekim
rekomanduar (3)
15 Jan 2014
21:36
 
Me shume nga Ditari