Ditari

Ballina / Ditari / Arkiva/Histori
Vdiq Enver Hoxha (1985)
Publikuar: 16.01.2014 - 19:50

Publikimi i radhës i shkrimeve nga arkivi i “Zërit të Rinisë” ka të bëjë me një figurë të njohur për brezat e vjetër.

Bëhet fjalë për vdekjen e Enver Hoxhës, i cili vdiq në vitin 1985.

Për më shumë lexoni më poshtë tekstin e plotë: 

Më 11 prill vdiq e më 15 prill u varros në Tiranë Enver Hoxha, i cili, sipas kumtesës së konziliumit të mjekëve, lëngoi një kohë të gjatë nga diabeti, i cili shkaktoi dëmtime të mëdha të enëve të gjakut, të zemrës, të veshkave e të organeve të tjera.

Enver Hoxha u lind më 16 tetor 1908 në Gjirokastër. Në luftë ishte komandant i Shtabit kryesor të partizanëve, ndërsa sekretar i parë i KQ të PPSH është zgjedhur në të gjitha kongreset partiake, duke filluar nga viti 1948.

Shumë nga veprat e Enver Hoxhës janë botuar e ribotuar në gjuhë të huaja dhe kanë ngjallur një interes e vëmendje të veçantë në radhët e revolucionarëve, popujve dhe proletariatit botëror.

Figura e Enver Hoxhës është një figurë e madhe poliedrike. Nuk ka fushë të aktivitetit politik, ideologjik e shoqëror të PPSH-së si dhe shtetit që të mos jetë shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udhëheqëse.

Në krye të Partisë, shtetit dhe popullit shqiptar punoi e krijoi tërë jetën deri në çastin e fundit për të mirën e begatinë e Shqipërisë, si: udhëheqës, revolucionar, komandant ushtarak, burrë shteti, diplomat, publicist, edukator masash, orator fjalëzjarrtë, mik i njerëzve të thjeshtë, udhëheqës e inspirator i rinisë kosovare, dhe ideolog e klasik i pestë marksizëm-lininizmit.

Figura e Enver Hoxhës ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë një burim frymëzimi për gjithë popujt e shtypur, proletariatin botëror dhe atdhetarët e revolucionarët shqiptarë që luftojnë për çlirim kombëtar e shoqëror.

Siç dihet, Jugosllavia gjithmonë ka përkrahur pavarësinë e Shqipërisë, duke e konsideruar pozitën e tillë të saj element të rëndësishëm të stabilitetit të tërë rajonit në të cilin jetojnë së bashku.

Pjesa më e madhe e reagimeve të para janë qëllimmira në botë për rastin e vdekjes së Enver Hoxhës.


Komento
Komente (13)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Mi krahasu liderët e soditme Enver Hoxhën, si në Shqipri ashtu edhe në Kosovë, po më doket se kta janë diktator, jo ai.
Demokrati
rekomanduar (6)
17 Jan 2014
13:03
 
`Miqtë` tanë ndërkombëtarë dhe liderët e sotit që po e shesin Kosovën dhe Shqipërinë, po thonë se Enver Hoxha ka qenë diktator! A mund të jetë dikush diktator që e mbron Shqipërinë, që nuk e shet asnjë pëllëmbë toke, e që nuk i përkulet askujt?! Ose: a mund të jetë dikush patriot që e shet një pjesë të territorit të vet, që i përkulet `miqve` edhe kur ata na rrasin si të duan, apo na `mësojnë` se ne nuk paskemi nevojë për shtet, për polici, për ushtri, për valutë tonën, për kod telefonik, për lëvizje të lirë si krejt bota.. se nuk u dashka ta zemërojmë Serbinë kur ajo na merr veriun?!
xhavit
rekomanduar (4)
17 Jan 2014
12:52
 
Çdokush që synon t`ia marrë pushtetin dikujt, ai flet zi e më zi për parardhësin e tij. Enver Hoxha ndoshta (po e përsëris: ndoshta) ishte diktator, mirëpo në kohën e tij Shqipëria, nuk iu ka nënshtruar askujt, dhe ka qenë shtet i mirëfilltë. Enver Hoxha ka pasur polici, ushtri, shtet, rregull, apo çdo gjë që ka një shtet normal. Sot, nuk asgjë, as në Kosovë, as në Shqipëri! Të huajt na sundojnë dhe na rjepin për së gjalli.Po, liderët e sotëm që janë bërë milionerë duke na pirë gjakun, dhe të cilët e shesin vendin (njëri ia shet detin Greqisë, tjetri veriun Serbisë) patriotë janë këta?! Këtë që po e bëjnë sot liderët e shitur shqipfolës, nuk ka mundur as të endërrohet në kohën e Enver Hoxhës! Dhe, mbi të gjitha: më e fortë ka qenë Shqipëria në kohën e Enverit se sot në kohën e Nanos, Saliut, Ramës etj.!!!
Xhavit
rekomanduar (5)
17 Jan 2014
08:34
 
Çdo sistem që e zëvendëson një sistem tjetër, udhëheqësin e mëparshëm e quan dikator. Kjo dihet sepse çdokush që synon pushtet duhet të thotë zi e më zi për atë të cilit mundohet t`ia marrë pushtetin. Enver Hoxha ndoshta (po e përsëris: ndoshta) ka qenë dikator, mirëpo në kohën e tij Shqipëria nuk iu ka nënshtruar askujt dhe ka qenë shtet i mirëfilltë: nuk iu ka trembur askujt, ka pasur ushtri, polici, rregull dhe sundim të ligjit, pa dallime të shumta në shtresat popullore. Sot, nuk e kemi asnjërën: as shtet, as polici, e lëre më ushtri! Të huajt e dinë edhe sa lugë i kemi, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Po, liderët e sotëm në Shqipëri e Kosovë, të cilët janë bërë milionerë, ia pijnë gjakun e popullit, dhe që shesin atdheun (njëri detin Greqisë, tjetri veriun Serbisë) çfarë janë këta?! Këto që sot i bëjnë liderët tanë, në kohën e Enver Hoxhës as nuk kanë qenë të imagjinueshme! Sot, shqiptarët jemi bërë qiragjinj në vendit tonë. Nuk kemi as vatan sepse këtë na shitën liderët!.
Xhavit
rekomanduar (2)
17 Jan 2014
08:24
 
Jeta dhe Vepra e Enver Hoxhes duhet te vlersohet dhe te gjykohet nga Historianet.Nga prespektiva ime dhe ne saje te situates aktuale si dhe sjelleve te bashkekombeseve te mi(mjerisht mbi 70%),nje person si Enver Hoxha eshte dashur te jetoj dhe 500 vjet tjera.Gjate kohes se sundimit te tije,shqiptaret kan gezuar shume te drejta dhe ne suaza te asaj kohe ato te drejta qe kane gezuar , shume kan qene. Te jemi objektiv,shikoni sot ne Kosove dhe shqiperi!! Me nderime,Berlini.
Berlini
rekomanduar (1)
17 Jan 2014
00:37
 
ti vician qenke njeri shume i poshter rroft i madhi enver hoxha
sami
rekomanduar (0)
16 Jan 2014
23:40
 
Po presim me vdek edhe Fatos Nano dhe Sali Berisha dy kominista
Mark
rekomanduar (0)
16 Jan 2014
23:35
 
Enveri ishte strateg dhe luftetar i lirise!Nuk ka dite qe nuk ka nga 20 shkrime per te ne te dyja anet e kufirit.Pra Enver Hoxha e shet gazeten ende!Lavdi vepres se tij-ishte burre i zote,ishte trim i rralle.
Sami
rekomanduar (0)
16 Jan 2014
23:32
 
tuzgjatjeta o enver hoxha po i madh je kan
edmond
rekomanduar (0)
16 Jan 2014
23:31
 
@dibran thaqi...drejtëshkrim zotëri drejtëshkrim
flori1
rekomanduar (2)
16 Jan 2014
22:04
 
tishte h.th.diktator sdo guxojsh me fy mor analfabet asa per perendim dikush osh tasht me ardh me luftu eme udheheq ata qka epaten pushtetin iken nga kosova e ukthyn kur perfundoj lufta.
dibran thaqi
rekomanduar (3)
16 Jan 2014
21:49
 
I gjithe Kombi ja ka pa sherrin.poshte enver hoxha
viciana
rekomanduar (10)
16 Jan 2014
20:45
 
D.m.th çdo 50 vite vie nga 1 diktator 1948 E.H me 1998 H.TH e me 2048 a thua kush do te na vie inshallah io analfabet se deri tani kane ardhur haidutet e perendimit te cilet as qe kane munde te kryeine 1 vit akademik ne perendim e kane ardhur te shesin mend ne Shqiperi e Kosove paramendoni E.H ka nisur studimet ne France dhe nuk dihet se a ka dhane se paku 1 provim tietri H.TH ne Cyrich
fero
rekomanduar (7)
16 Jan 2014
20:36
 
Me shume nga Ditari