Ditari

Ballina / Ditari / Arkiva/Histori
Intervistë me Nikollë Nikprelaj në vitin 1985
Publikuar: 21.01.2014 - 19:53

Të nderuar lexues

Në vazhdën e publikimit të materialeve të vjetra të botuara në revistën “Zëri i Rinisë” para disa dekadave sot kemi përzgjedhur për ju që të rikujtojmë kohën e rinisë të një prej këngëtarëve më të njohur dhe më të dashur për ne, Nikoll Niprelaj.

Si ishte ai në vitin 1985? E shumë të tjera lexoni në këtë intervistë të realizuar në vitin 1985.

Nikoll Nikprelaj, një zë karakteristik nga malësia

Zëri i Rinisë: Viteve të fundit në rrjedhat tona kulturore hov të mirë ka marrë edhe amatorizmi muzikor, i cili, përpos që po e begaton jetën tonë kulturore përgjithësisht, është duke zbuluar edhe talent të rijnë. Si e shihni ju një formë të tillë të kësaj pune?

Nikprelaj: Zhvillimi i amatorizmit muzikor posaçërisht në kohët e fundit, vërtetë është për çdo lakmi. Pothuajse në secilin mjedis ka një shoqëri amatore, për çka edhe u afrohet mundësia të rinjve që të tubohen për argëtim, të kultivojnë melosin burimor, por edhe vetë të jenë krijues të vlerave në njëfarë mënyre. Mirëpo sa i përket folklorit, gati në secilën shoqëri amatore po krijohet në mënyrën të njëtrajtshme ose të them më mirë, të njëjta gjëra po barten nga mjedisi në mjedis. Prandaj, kur flasim për shoqërinë amatore që kanë ansamblet folklorike në gjuhën e tyre, mendoj se ato, mendoj se ato duhet që sa më parë të merren me vlerat burimore të trevës ku funksionojmë. Më duhet ë tepërt kur një shoqëri shfaq një koncert dhe paraqitet me raportorin e saj, e pastaj pas pak ditësh edhe ndonjë tjetër gati përafërsisht me pika të njëjta muzikore, saqë këtu vetëm orkestrina dhe solistët janë të njëjtë.

Zëri i Rinisë: Na thoni diçka edhe për pasimin e vlerave. Sa janë ato të pranishme  para auditoriumit të gjatë?

Nikprelaj: Më vjen mirë që koncertet janë të shpeshta nëpër qendrat tona, madje sallat , gjithnjë janë të mbushura plot.  Por, një hap edhe më i madh këtë drejtim u bë me botimin e kasetave, që tashmë me sukses po bëhet në kuadër të Radio Prishtinës. Pra, thënë më shkurtë, udhët janë të hapura për plasimin e vlerave, por duhet që tash më së shumti të punojmë në mënyrë që të mos e gënjejmë vetveten ë as dashamirët duke i rënë të njëjtin tel.

Zëri i Rinisë: Jeni nga këngëtaret më të rijnë, por që shpejt u afirmuat. Si ndodhi kjo?

Nikprelaj: Kjo për mua është një kënaqësi e madhe. Pas bredhjes nëpër disa shoqëri amatore ku dhashë ndihmësen time, por në një mënyrë edhe u shkollova, tash jam anëtarë i Ansamblit Folklori –Azem Bejta. Ku mendoj të jem edhe në të ardhmen, mu pse ky ansambël kultivon vlerat që nga koncerti në koncert jepen për herët të parë.

Zëri i Rinisë: Pas këtyre sukseseve, çka do të bëni më tutje?

Nikprelaj: Që nga shtatori i këtij viti mendoj që t’i përgatis disa këngë të tjera më vëllaun tim Zefin, i cili do të vazhdojë mësimet në shkollën e mesme këtu. Gjithashtu, ku do të paraqitet Ansambli edhe unë do të dal para publikut më këngë të reja.

F.T 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari