Ditari

Ballina / Ditari / Arkiva/Histori
Vdiq Rrahman Morina (12 tetor 1990)
Publikuar: 25.01.2014 - 16:17

Në kuadër të teksteve nga Arkiva e “Zërit të Rinisë” sot kemi përzgjedhur raportimin mbi vdekjen e Rrahman Morinës.

Rrahman Morina, kryetari i deritashëm i Komitetit Krahinor të LK të Kosovës dhe kryetar i këshillit për përgatitjen e konferencës së parë të PSS për Kosovë, vdiq më 12 tetor 1990 në Prishtinë.

Morinës papritmas i erdh për të vjellë gjatë kohës së mbajtjes së konferencës së parë të PSS për Kosovë, të cilën e kryesonte, diç më pas orës 17:00. Pasi iu dha ndihma e parë urgjente u dërgua në Klinikën Kirurgjikë të FAKULTETIT TË Mjekësisë të Prishtinës, ku mjekët mbi dy orë luftuan për t’ia shpëtuar jetën.

Për vdekjen e Rrahman Morinës u njoftuan delegatët e konferencës së parë të PSS për Kosovë, të cilët me një minutë heshtje i bënë nderime. Konferenca ndërpreu punimet për një kohë të pacaktuar.

Lidhur me vdekjen e Rrahman Morinës në Prishtinë u formua këshilli për varrim dhe u mbajt mbledhja komemoreative në Kuvendin e Kosovës, ku edhe iu bënë nderime.

Mbi rrugën jetësore të Rrahman Morinës foli Lubomir Popoviqi.

Me rastin e vdekjes së Rrrahman Morinës u formua këshilli për varrim në krye me kryetarin e Kryesisë së Serbisë Slobodan Milosheviq. Mbledhja komemorative e organeve të Republikës dhe të qytetit të Beogradit do të mbahet të hënën, më 15 tetor, në orën 13 në sallën e Kuvendit të Serbisë, ndërsa varrimi i Rrahman Morinës do të bëhet po atë ditë në orën 15 në varrezat e reja në Beograd.

Me rastin e vdekjes së Rrahman Morinës telegrame ngushëllimi dërguan kryetari i Kryesisë së RSFJ Borisav Joviqiq kryetari i Kryesisë së Serbisë, Slobodan Millosheviqi, kryetari i Kuvendit të Serbisë Zoran Sokoloviqi, kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Serbisë Stabji Radmiloviqi, kryetari i Këshillit të Lidhjes së Sindikatave të Serbisë Tomislav Milenkoviqi, kryetari i LSHL të LNQ të Serbisë Mihailo Shvabiqi, kryetari i Konferencës Republikane të Lidhjes së Rinisë Socialiste të Serbisë Dushko Todoroviqi, sekretari i Këshillit Qendror të Partisë Socialiste të Serbisë (PSS) Petar Shkundriq, nënkryetarët e Këshillit Qendror të PPS Bogdan Trifunoviqi, Radmila Angjelkoviqi e Mihailo Markoviqi.

Telegrame ngushëllimi dërguan edhe Kryesia e Komitetit Qendror të LK të B e H, sekretari federativ i Mbrojtjes Popullore, Velko Kadijeviq, Petar Graqaninm sekretar Federativ për Punë të Brendhsme, Momir Bulatoviq dhe Milo Gjukanoviq, udhëheqës të Kryesisë së LK të Malit të Zi, si dhe udhëheqësit e lartë të Vojvodinës: Nedelko Shipovacm Jugosllav Kostiq, Verona Adam Bokrosh, dr. Radoman Bozhovic, Radovan Pankov, Sllobodan Dudukoviq, Millosav Gonja dhe Nedelko Tica.


Komento
Komente (26)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Per TOPIN: Te rekomandoj qe ta vizitosh nje mjek profesionist per psikiatri ,i ben mir vetes tende e shume e me shume shoqeris Shqiptare,ngase komente te tilla pos qe jane idioteske dhe shume antishqiptare ,jane edhe shume te semura qe nuk ja vlen as te lexohen.
Flrimi
rekomanduar (8)
31 Jan 2014
20:16
 
Rrahman Morina duhet te rivarroset ne Kosoven e tij
Mali
rekomanduar (2)
31 Jan 2014
14:03
 
Kështu te ndodhë kur ia kthen shpinen popullit tand qe asht i yti. Armiku te don deri sa ti i shërben atij siq bëri Morina e pastaj te ruan si cungun e fundit dhe të jep nji plumb ne kokë e pastaj thot pat sulm ne zemer. Nji dele qe ndahet nga kopeja e vet e ngrën Uku ket asht dasht me kuptue edhe Rrahmani. Ai do te jetë nji kujtim i idhët per popullin tonë.
Ukshin
rekomanduar (9)
31 Jan 2014
11:14
 
Fjala popullore thot:"Kur humb malli ,humb edhe shpirti"Te gjithe e dijme se RR.Morina ka qene i okupuar nga familja e ngusht dhe nuk ka pas kah tia mbaj,por jam mese i bindur se nuk ka vdekur prej ataku ne zemer. Ai ka vdeur pre atakut te plumbit dhe per te humbur gjurmet e kane vorrosur ne Beograd.Kjo na bene me dije se ai nuk ka qene bash krejt pa patriot sic e komentojne disa.
Veterani (SHBA)
rekomanduar (4)
31 Jan 2014
03:35
 
@komunisti, kie drejt osht shantazhue per patenshofer'at , Historija osht si shrafi sjellet per 360 grad por nji hap perpara ,atehere e kane grahe qysh kane deshte kryesija RSFJ e Milosheviqi. e sot Hashimin BE-ja edhe Eshtoni.
kroni
rekomanduar (2)
29 Jan 2014
02:33
 
Edhe une me nime e kam qe Momqillo Trajkoviqi ishte qellue nga ana e Rramanit per pune te flamurit shqiptarve te kosoves qe kishte dallime nga ai kombtar edhe ato dit Momqilla so doke ne opinjon nja 3-4 jav mu kan gazetare siq duhet ja sot ja kurre me ba investigimin edhe me dale para opinjonit me te verteten se qa ndodhi me te edhe nese o kan kushe o kan te gjithe e din duhet me dite populli te verteten qe dora e okupatorit me ne funde e vrau dora e shkaut
Gjergji
rekomanduar (3)
26 Jan 2014
19:34
 
edhe ky ka qene i shantazhuar,per kete edhe e kane grahe qysh kane deshte shkite
komunisti
rekomanduar (1)
26 Jan 2014
12:52
 
Po të ishte ndonjë përvjetor kisha kaluar pa e analizuar shkrimin, Por tani pyes Redaksinë; ku është qëllimi i publikimit të këtij shkrimi ? Përshëndetje
Hajdar Shtimja
rekomanduar (8)
26 Jan 2014
10:34
 
Ali Shukriu, Rrahman Morina, Hashim Thaqi...
Beqa
rekomanduar (9)
26 Jan 2014
10:11
 
as hashim thaqi ma i mir sesht
sedati
rekomanduar (24)
25 Jan 2014
20:47
 
Fundi i çdo sherbetori, e sigurt qe e kan vra , si e pse, sosht me rendesi. Ne histori gjithmone bashkepuntoret, servilat, jane vra nga vete patronat e tyre. sepse dihet shume mire ai qe e tradheton kombin e vet, veteveten, munde leht me i tradhetu tjeret!
Albani 2
rekomanduar (18)
25 Jan 2014
20:45
 
Topi qdo popull qe ka nje Demaq apo Qosje duhet te jete krenar,po ti lej animet politike,se te qojn ne humnere.
lemi
rekomanduar (5)
25 Jan 2014
20:45
 
Po te kishte probleme me zemer,do tu drejtohej kardiologut e jo kirurgur,Rrahmani eshte vrare siq e ka ceke edhe Adnani,po deshimtar eshte njefar Jashari apo (Jashareviq)i anes Presheves apo Medvexhes)qe pat ngele deputet i parlamentit te Kosoves,duhet te kerkohet ky njeri nqf se eshte xhalle dhe te pytet per ndodhit,sepse me vone do te kemi lloj lloj kontacione,sepse deshjimtari eshte deshmija me e mire.
lemi
rekomanduar (9)
25 Jan 2014
20:43
 
He rahmet i paste shpina.Ka qene njeri "i mire". Ku me dijte ku rreshqiti i gjori apo e detyroi BUBA e tije e dashur, nje albanofobe e semure, te cilen nuk pati kush ta sheroje. Ishin kohe te veshtira. Ooooooo njerez, po ia ktheve shpinen popullit tend, ku po mendon se do te doje "padroni" te cilit i sherben. Edhe sot na kan dale disa musliman te "forte" saqe nuk e kan gajlen e kombit dhe vendit. I ka rroke sikleti i fes qe sipas tyre po "rrezikohet". Jan duke vepruar ne te njejten vije si i m(nd)jeri Rrahmon, por vetem menyra e veprimit te tyre antishqiptare ndryshon.
Ganiu
rekomanduar (15)
25 Jan 2014
19:59
 
Fifi dhe Topi historin mire po e dijshi vetem ne qofte se jeni perkrahes te tradhetarit Morina ateher jeni edhe jo te njellojt si ai. Ne trupin e Morines kurr sen te mire nuk ka pas eshte kan I shitun tek serbi dhe aq ka vle, kur millosheviqi e ka kry punen ne Kosove Morina nuk ka vle me as sa nje qorap. Morina ne momentet tejet dramatike per te ardhmen e Kosoves ka dal ne krye te tradhetarve dhe ka qen penges e arritjeve te qellimeve politike te Shqiptarve ne Jugosllavin e atehershme dhe kundershtar I autonomis se Kosoves permbrenda RSFJ dhe perkrahes I dominimit serb mbi Republikat dhe Krahinat e RSFJ si dhe hjekjes se autonimis dhe futjes se te teritorit te Kosoves permbrenda serbis duke ja hjekur edhe kufijt mes Serbis qe edhe sot po ja shohim sherrin.
Kema
rekomanduar (5)
25 Jan 2014
19:58
 
RRAHMAN MORINA BURR I BETUAR PER SERBI POR SERBIA JA HANGRI KOKEN VETEM PER FLAMUR KURSE HASHIM THAQI E JAKUP KRASNIQI E FATMIR LIMAJ E HIQEN FLAMURIN DOKE E ZAVENSU ME NJI PAMPERS APO ME NI STRUK SIQ I THOJN NE KOSOV
ramadan
rekomanduar (11)
25 Jan 2014
19:48
 
Rrahman zezen e vrane sigurimi i trajkoviqit ,por edhe ky ishte i rrepte per perdorimin e armes besa edhe trim, dhe ka plagosur rend trajkun ,dhe konflikti kishte nisur pasi Rrahman zeza kishte kerkue me e vendos nji flamur tonin ne mesin e mijera te serbis dhe te sps ne naten e par te kongresit te sps do te ishte mire qe te del e verteta, dhe te denohen shkiet per vrasjen e udbashit shqiptar, e eshtrat mir i sadikka ne beograd
samik
rekomanduar (10)
25 Jan 2014
19:39
 
Alban ashtu asht krejt siq thua,kjo asht e vertet.Por keta sod qe jan udheheqes te lart te Kosoves te gjith e dijn ket histori por nuk dojn ta shpallin Morinen hero.Ktu asht problemi se kurr Morina e ka pa se Kosoves po i kanoset rreziku i luftes dhe shfarosjes totale ai asht kundervy ne at seanc plenare.Andaj Rrahman Morina asht shembull i mbrojtjes se identitetit ton kombtar,ia konda kujt apo jo kjo asht e sakt.Quditem se si historianet keta delegat ish te burgosur politik akademija e shkencave jan kaq misterioz.Ma i ipet publicitet Adem Demaqit Qoses apo KAMISHIT se disa historive te kaluara.Mund te them edhe nje se Metush Krasniqi ish sekretar i shkolles teknike i cilli u burgos viteve 1971 me gjith drejtorin e shkolles dhe disa profesor kan qen patriot se sa sod Adem Demaqi.Pse Adem Demaqi sflet per at grup qe u burgosen at kohe,por hesht kurr te gjitha ai i din.Mos ka diqka misterioze tek Demaqi qe nuk shpalos ditet historike qe nga 1968 nga demostratat e para e nketon.
topi
rekomanduar (20)
25 Jan 2014
19:03
 
Rrahman Morina nuk ka vdekur nga infrakti ne zemer,por eshte vrare nga truprojat e Trajkovicit ne parlamentin e Kosoves.Rrahman Morina aty ka plagosur rende Trajkovicin(Trajkovici eshte dergu me helikopter per ti dhen ndihmen mjeksore),kurse kufoma e Rrhaman Morines eshte djegur per te humbur gjurmet e vrasjes se ti,kjo eshte e verteta.Nuk e di pse edhe sot heshtin bashkpuntroet dhe bashkohaniket e Rrahman Morines per vrjasjen e ti?
Alban
rekomanduar (32)
25 Jan 2014
18:10
 
ju duket qudi por per flamur u vra nga nje truproje ..............
fifi
rekomanduar (13)
25 Jan 2014
17:45
 
shum e njerin e ka mor ky ne qaf, dhe me se fundi e vrane vete shkiet.
ballisti
rekomanduar (14)
25 Jan 2014
17:41
 
E kan helmuar
jeton
rekomanduar (4)
25 Jan 2014
17:22
 
E ka helmuar DB!
Agim Shala
rekomanduar (6)
25 Jan 2014
16:54
 
kjo vdekje e tij duhet te kerkohet permese organeve nderkombetare e te hapet ky proces sepse dihet mirefilli qe kete e vrau dora e krereve qe sot udheheqin serbine gjakatare ku atebote ne krye te shtetit gjenocidial ishte kryederr moldavorumunorusoshka qenmilloshi
beka
rekomanduar (10)
25 Jan 2014
16:52
 
Haha kret bota e din qe ket udbash e vran vet udbashat se nuk ju shkoj mir ky e shiti kosoven ky shpihun kjo osht nje e mir per shpihunat tjer te udbes qe krejt kan mi qit ne shesh
Halimi
rekomanduar (7)
25 Jan 2014
16:45
 
Shumë Rrahmonat e i ka Kosova .
Arifi
rekomanduar (37)
25 Jan 2014
16:41
 
Me shume nga Ditari