Ditari

Ballina / Ditari / Arkiva/Histori
Intervista e plotë me Veton Surroin, në vitin 1990
Publikuar: 29.01.2014 - 20:01

Nga arkiva e “Zërit të Rinisë” sjellim intervistën e plotë njërit ndër personalitet e shquara publicistike e politike të Kosovës, Veton Surroit të realizuar në vitin 1990.

Surroi si themelues i partisë politike “Ora” ishte edhe deputet në Parlamentin e Kosovës gjatë viteve 2004 – 2007 dhe një nga pjesëmarrësit e negociatave për statusin e Kosovës.

Për më shumë lexojeni intervistën e plotë, të realizuar në vitin 1990.

Pa Lidhjen Demokratike nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë

Zëri i Rinisë: Kërcnimet mbi ndalimin e punës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, cilat do të ishin pasojat?

Surroi: Sot gjithÇka është e mundur. Në Jugosllavi janë dy kute, njëri natyrisht vlen vetëm për shqiptarët, LDK-ja ka një numër të madh anëtarësh të cilët do të mund të dëshproheshin në procesin që shpie nga demokracia.

Kur nuk ka organizim politik legal dhe të kontrolluar nga një udhëheqje mund të lindin vizione të ndryshme për zgjedhjen e problemit dhe të paraqiten njerëz të cilët heqin dorë nga rezistenca paqësore që konsiderojnë se duhet të ndiqen rrugët të tjera për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Ky është problem për të gjithë , edhe për Federatën edhe për Serbinë por edhe për ne, që jetojmë këtu. Po të ndodhte kjo, do të do të duhej të mësonim nga ata që kanë më së shumti përvoj në këtë rezistencë. Do thënë se disa njerëz, të cilët nga ilegaliteti kanë dal në legalitet politik, përkujtojmë me arsye se ata kanë qenë pjesëtarë lëvizjesh politike, përkujtojmë me arsye se ata kanë qenë pjesëtarë lëvizjesh politike.

Fakti se pushteti ndalon një veprimtari apo e ndjek një veprimtari nuk do të thotë se ajo ndalohet. Nëse i ndalohet veprimtaria Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do të thotë se veprimtaria e saj duhet të ndërprihet, e as të hiqet dorë nga pikat kyÇe të programit dhe të veprimtarisë politike të saj. Pa Lidhjen Demokratike nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë. LDK –ja është një lëvizje e gjerë demokratike dhe popullore edhe kombëtare e cila në vete përmban mundësin platformash të ndryshme politike dhe sociale dhe prej saj mund të lindin parti të reja. Shkurt nuk duhet të dorëzohemi. Këtij pushteti do t’i pëlqente që shqiptarët të tërhiqen nga aktiviteti politik demokratik dhe të marrin një variant tjetër.

Zëri i Rinisë: Mos ndalimi i LDK-ës do të ushqente formimin e partive ilegale, që do të ishte keq për pushtetin?

Surroi: Grupet ilegale kanë ekzistuar në rrethana kur s’kanë mundur legalisht të artikulohen pikëpamje tëndryshme politike. Me sa di unë sot nuk ka parti ilegle. Por, ato, megjithatë ndjekjet e ndalesta kanë ekzistuar. Përvoja e tyre tregon se një ide , Çfarëdo qoftë ajo, nuk mund të mbyllet nuk mund të elimionohet.

Nëse dikush ka interes ta elimionojë një ide, mund të eliminojë vetëm përmes konkurrencës politike. Pushteti duhet të mendojë mirë, se nëse bën përjashtimin e një populli kaq të gjerë nga organizata e vet politike.

Kur flas për Lidhjen Demokratike nuk them se kjo është zgjidhje optimale, nuk them as se kjo organizatë nuk duhet të ekzistojë, por marr një skicë fotografike skeletit politik kosovarë, e këtë duhet të dijën ata që marrin masa ndaj Lidhjes, por edhe njerëzit që janë në Lidhjen Demokratike, duhet të jenë shumë të vetëdijshëm se mund të ndodhin edhe këso gjërash,që nuk do të thotë se ky është fundi i aktivitetit politik.

Zëri i Rinisë:Kuvendi dhe Këshilli Ekzektuvi i Kosovës ka legalitet të plotë, megjithatë tash po akuzohet si grup ilegal që kanë marrë vendime ilegale. Cili është mendimi ytë rreth kësaj Çështje?

Surroi: Pushteti federativ nuk po reagon gabimisht tash sa koh, ndërkaq reagimet e pushtetit të Serbisë janë jashtë Çdo reagimi politik. Ai është një pushtet totalitar. Mirëpo pushteti federativ ka hyrë në një kurth të vetin. Kuvendi i Kosovës në Deklaratën e vet, me miratimin e Kushtetutës të KaÇanikut nëse kanë vlerë ndonjë vlerë politike e juridike, atëhere është pushtet legal, reprezentues i pushtetit legal, i vullnetit të qytetarëve të Kosovës .

Zëri i Rinisë: I vështirson të gjitha problemet mbyllja e informimit për Shqiptarët?

Surroi: Nuk është problem pse mbesin një mijë të papunë nga mjetet e infromimit. Gazetarët po ndajnë fatin me mua dhe të tjerët. Me mbylljen e mjetev të informimit matet intensiteti i qëllimeve të pushtetit. Pasojat janë shumë të mëdha jo vetëm pse popullata mbetet e painformuar.

Tani ëshë një rast i mirë për ndryshimin e jo vetëm të konceptit të përmbajtjes infrmative, por edhe të strukturës pronësore informative. Ekziston një inciativë për një gazetë private në fillimin e përkohshme me titullin “Koha”, e cila në konceptin redakturës do të ketë jashtë redakturës ndikimit të lëvizjes poltike. Së shpejti do të dal para lexuesve.

Biseden e zhvilloi Zenun Çelaj

 


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Z.Zenun unë qytetari i Kosovës Rexhep Murtezi nga Malisheva e Gjilanit,që për ju kam konsideratë të jashtëzakonshme,si raportuesi i Kuvendit të Kaqanikut dhe i shum veprimtarive tjera madhore kombëta- re,porse ju lutem të ia bëni pyetjen të nter- vistuarit tuaj,për apelin e tij popullatës së Kosovës për daljen në zgjedhje të Serbisë me qka ne do të bënim shkelje të rezolutës së Kuvendit të 2.korrik 1990 dhe kushtetu tës së Kaqanikut.Andaj një koment ju lutem
Rexhep Murtezi
rekomanduar (0)
30 Jan 2014
11:19
 
Me shume nga Ditari