Ditari

Ballina / Ditari / Arkiva/Histori
Fehmi Agani: Beteja politike në Kosovës është fituar (1990)
Publikuar: 30.01.2014 - 20:07

Në vazhdën e publikimit të materialeve të vjetra të botuara në revistën “Zëri i Rinisë” sot kemi përzgjedhur për ju që të rikujtojmë ish nënkryetarin shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Fehmi Agani.

Fehmi Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Profesor Agani nga kolegët e tij (Akademisë së Kosovës) merrej për demokrat i cili kishte për qëllim demoktatizimin e shoqërisë shqiptare në të gjithë lëmenjtë e jetës.

Që nga vitet 60-ta kur ishte paraqitur me argumentimin e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projekimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi. Kështu ai ishte pjesëmarrës aktiv në politiken e Kosovës.

Prof. Dr. Fehmi Agani është profesor shumëvjeçar i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1984, në vazhdën e diferencimit ideopolitik që e zhvilloi dhe e realizoi LK-ja e dikurshme, profesor Agani u largua nga procesi arsimor edukativ, këto ditë nga botimi i doli libri “Në rrjedha të mendimit sociologjik”.

Opinionit kosovar dhe atij jugosllav, në këtë periudhë, kryesisht i është i njohur si anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me Fehmi Aganin biseduam për çështje aktuale në skenën shoqërore e politike në Kosovë, në radhë të parë pas shpalljes së Kushtetutës së Republikës të Kosovës.

Zëri i Rinisë: Kuvendi i Kosovës, në bazë të Deklaratës kushtetuese të 2 Korrikut dhe të kërkesave gjithëpopullore shpall Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kurse Kuvendi i Serbisë shpalli Kushtetutën e re, me të cilën hiqet faktikisht edhe ajo pak autonomi që e kishin krahinat. Si e shihni sot gjendjen në Kosovë?

Agani: Gjendja në Kosovë sot është – të huazojë një shprehje nga një prej deklaratave të fundit të Kryesisë së Shtetit * asimetrike, si po bëhet në tërë Jugosllavinë, por në trajta pakrahasimisht më të vrazhda, më të rënda, më absurde.

Republika e Kosovës dhe Kushtetuta e Kosovës burojnë dhe mbështeten në interesa reale të popujve të Kosovës për barazi dhe konstituim të barabartë të Kosovës në bashkësinë jugosllave, në përkrahjen gjithëpopullore, në aprovimin e organit legal kushtetutëdhënës, të Kuvendit të Kosovës, përkundrazi, Kushtetuta e Serbisë, e aprovuar pa Kosovën, dhe përkundër dëshirës së shumicës së popullsisë së saj, si të vetmin mbështetje në Kosovë e ka forcën, njësitë policore. Dhuna dhe instrumentet e dhunës përbëjnë burimin, mbështetjen e Kushtetutës së Serbisë, ajo për Kosovën është e huaj dhe mund të imponohet vetëm me forcë dhe sa të ketë mbështetjen e forcës.

Por, për t’u kuptuar tragjikja e sotme e Kosovës dhe sjelljet e pushtetit serb në Kosovë, nuk mjafton të sillemi në relacionet: Kushtetuta e Kosovës* Kushtetuta e Serbisë. Gjendja në Kosovë është jashtëkushtetuese, madje anti – kushtetuese. Qëndrimet e pushtetit pushtues masat e reprezaljet, diskriminimi i thellë kombëtar që të kujton racizmin, të gjitha këto nuk kanë kurrfarë baze kushtetuese. Në të vërtetë kemi të bëjmë me një arbitraritet politik brutal, me një autokraci të rëndë, me një pushtet që i ngjason sulltanizmit, si e përcakton Veberi, që as nuk përpiqet shumë të fshehë lakuriqësinë e tij të shëmtuar.

Politika e sotme serbe ndaj shqiptarëve është një neoqubrilloviqizëm, një variant i ri, por jo edhe i moderuar, i konceptuar të dëbimit ose të reduktimit maksimal të shqiptarëve në këto troje.

Sepse, nuk ka ligj që lejon të shpallësh masa të posaçme e të pezullosh çdo ligj, të mos japësh përgjegjësi as për vrasje, të dëbosh nga puna për grevë njëditëshe, të mbyllesh dyqane për një ditë mospune. Të mos përmendim plaçkitjen e bankave, më keq se në kohë lufte!

Përgjithësisht udhëheqësin e sotme serbe e karakterizon një qëndrim i papërgjegjësi ndaj deklaratës, normës, ligjit sikur këto të mos kenë karakter obligativ. Jemi mësuar më të na thonë se me ndryshimet që po i bën Serbia shqiptarët nuk do të humbin gjë, madje pikërisht kur atyre iu merren të gjitha, të na flitet për barazi kur imponohet pabarazia më e madhe. Askund si në Kosovë dhe ndaj Kosovës nuk është shprehur me tërë vrazhdësinë e vet parimi i deklaruar i Milosheviqit për realizimin e qëllimeve, institucionale e joinstitucionale, që mund të shërbejë si moto e sublimimit e parimit të arbitaritit politik e të antijurisprudencës shtetërore.

Qëllimet e terrorit të pushtetit serb

Zëri i Rinisë: Terrori shtetëror i pushtetit serb, më uratën e kryesisë së Jugosllavisë po shtohet gjithnjë, veçanërisht pas shpalljes së Republikës së Kosovës. Ku mund të shihet dalja nga kjo gjendje?

Agani: Mjerisht, terrori i shumanshëm e i shumëfishtë i pushtetit serb po shtohet gjithnjë, terrori është e vetmja zgjedhje që di për Kosovën dhe zhvillimin e situatës e për kërkesat e shqiptarëve Serbia zyrtare e sotme. Kjo, udhëheqësi e Serbisë, pas pësimeve të shumta në planin gjithëjugosllav dhe izolimit të madh të përgjithshëm që i solli Serbia, vetëm me bashkimin e dhunshëm të Kosovës mund të lëvdohet e këtë bashkim vetëm me dhunë e terror mund ta mbajë.


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Beteja politike në Kosovës është fituar (1990) kurse ne prill te vitit 2013 e humbem kete Fitore ! ! ! me ndihmen e nipit tuaj Ferid Agani & Company i nderuari Profesor Fehmi Agani
hashimi
rekomanduar (4)
30 Jan 2014
22:51
 
Me shume nga Ditari