Opinione

Ballina / Opinione / Debate
Kam diplomë, por nuk kam punë!
Teuta Nunaj Publikuar: 15.03.2014 - 12:35

Liberalizimi i arsimit të lartë në vitin 2004, rriti mundësinë për të rinjtë shqiptarë që t’u drejtohen auditorëve universitarë. Ky aksesim, u pa dhe u zhvillua së paku në dy drejtime. Në drejtimin e parë, të gjithë ata studentë që nuk fituan të drejtën për të vazhduar studimet në një universitet publik, apo ata që nuk fituan në degën e preferuar, kishin një mundësi më shumë, për ta vazhduar studimin e tyre universitare në një shkollë të lartë private, pa u ndierë të përjashtuar.

Dhe në këtë rast, nuk ka asnjë gjë të keqe, përveç se një mundësie më shumë për studim, që kishte çdo i ri shqiptar dhe jo vetëm, por që shoqërohej edhe me një mundësi financiare, për të përballuar koston e studimeve. Në një drejtim të dytë, ky liberalizim, u dha mundësinë edhe nxënësve të dobët, që të kryenin një universitet, pa u testuar në nivel mesatareje, aftësie apo kapaciteti, për të vazhduar këtë nivel studimesh.

Kjo do të thotë, që hapja e universitetit u pa edhe si një biznes fitimprurës për drejtuesit, të cilët hynë në një treg vakuum, ku kishte një kërkesë të lartë për t’u diplomuar, gjë e cila solli që edhe ofertat e universiteteve, (ose një pjese prej tyre) të ishin nën një nivel mesatar. Mjaft që studentët të paguanin dhe në fund të një periudhe 3 apo 5 vjeçare diplomën, do e kishin në xhep. Ky liberalizim në një ambiguitet me kërkesën për diploma, solli që numri i të regjistruarve nga 50 mijë, që ishte në 2004-ën, pas dhjetë viteve, të arrijë në 160 mijë.

Kjo do të thotë se, të diplomuarit në çdo fund viti akademik, janë në një numër të konsiderueshëm dhe në krahasueshmëri me vendet e reja të punës që hapen çdo vit, ka një proporcion shumë të madh, në favor të të diplomuarve. Ndaj edhe lindi fenomeni, që u quajt sipas huazimit nga ekonomia si: “inflacioni i diplomave”. Ajo çka ndryshoi nga politikat e qeverive ndaj papunësisë, ishte thjesht niveli i arsimimit të të papunëve.

Pasi i njëjti kontingjent të rinjsh që kur nuk kishin punë pasi mbaronin shkollën e mesme, për të mos ngelur “pa punë”, i drejtoheshin shkollave të larta. Në këtë mënyrë, niveli i papunësisë mbetej i ulët. Por, kur diplomoheshin pas tre viteve, ata sërish rreshtoheshin si të papunë, por tashmë me një status tjetër, atë të një “intelektuali” me diplomë, si i papunë.

Ky është një nga problemet madhore, që shkaktoi tranzicioni shqiptar dhe politikat afatshkurtra të qeverisë, kundrejt arsimit shqiptar. Problemi kryesor, nën këndvështrimin e kësaj analize, nuk qëndron vetëm te kjo mospërputhje që ofron tregu, por edhe te cilësia e studentëve që dalin nga këto auditorë.

Kushdo që ka pasur qoftë edhe një mundësi, apo lidhje me auditorët, ka parë, ka ndjerë dhe ka prekur drejtpërdrejti, se niveli i studentit shqiptar, është në rënie. Ka mungesë interesi për të dëgjuar, për të mësuar apo edhe për të lexuar.

Problemi i të diplomuarve, më shumë se tregu ka nevojë, mendoj se nuk është vetëm problem shqiptar. Kudo në botë, ndodh që para se të stabilizohet me një punësim në profesionin që ka studiuar, një i ri, të jetë punësuar në një tjetër punë, jashtë profesionit të tij. Puna nuk duhet parë si turp. Ndaj ne duhet të largohemi nga ky kompleks, që duam apo nuk duam, e kemi me vete dhe na shoqëron, gjatë gjithë jetës sonë.

 


Komento
Komente (3)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
O njerze ky problem eshte edhe ne Suedi qe eshte shume ma e zhvilluar se Kosova. Une jam maxhister i shkencave juridike po nderkohe punoje pune te dores se dyte. Punoni diqka deri sa tju vjene rasti ta gjeni nje pune me fakultet. Shpresoj se diskriminimi te jete me i vogel ne Kosove.
Flamengo
rekomanduar (0)
29 Jun 2014
12:17
 
QEVERISJA E pdk=jcav NA KA PRU KOSOVEN NE KET GJENDJE ,SEPSE TE GJITH JANE DUKE SHKUAR NE KOLEGJE PRIVATE PER TI RUAJTUR VENDET E PUNES TE CILAT I KAN SIGURU ME VOTA TE DHENA THAQIT ,E TABELEN E SHUMEZIMIT NUK E DIN
blero
rekomanduar (0)
18 Mar 2014
13:01
 
Niveli i arsimit te pasluftes tek ne shqipetaret eshte nen cdo nivel.Nje shok i imi me tha se i biri i tij po mbaruaka studimet per master por qe prindi nuk i kishte pare atij pervec se nja 6 librave qe nga fillimi i studimeve.Pastaj vazhdon i njejti duke treguar kohen kur ai studjonte dhe kur merrte nje note 6,gjashte dite ishte i dehur nga qejfi e ti leme qerasjet shokeve,cimereve etj.
LUSHI
rekomanduar (0)
17 Mar 2014
00:17
 
Me shume nga Opinione
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51