Ditari

Ballina / Ditari / Arkiva/Histori
Avni Rrustemi gjatë procesit gjyqësor në Paris (Foto+Video)
Publikuar: 25.04.2014 - 16:15
Foto: Flamur Maxharri

Këto janë disa fotografi të rralla dhe autentike të Avni Rrustemit, në Gjykatën e Parisit të datës 29 nëntor 1920 i akuzuar për vrasjen e Esat Pashë Toptanit më 13 qershor të po atij viti.

Megjithatë Rrustemi ishte liruar vetëm pas 6 muajve pasi që avokati i tij Anatole de Monzie, e kishte cilësuar aktin si “krim pasional me nxitje të një populli të tërë”.

Pamje nga filmi "Dy krisma në Paris":

Jeta

Lindi 22 shtator 1895 në Libohovë, në një familje ku i ati ishte qehaja i familjes së Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në Normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali), kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës.

Punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918). Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën.

Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918, me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë.

Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare.

Atentati ndaj Esad Pashës

Më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esad pashë Toptanin. Anatole de Monzie, avokati i Avniut. E cilësoi aktin si "krim pasional me nxitje të një populli të tërë". Libohoviti u lirua pas gjashtë muajsh. Akti i Avni Rustemit në Paris, nuk ishte një atentat i thjeshtë.

Rikthimi në Atdhe dhe vrasja e tij

Me t'u kthyer në Shqipëri, në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi.

Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rustemit më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi".

Avni Rustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Idetë e tij, të formuluara në një sërë fjalimesh e artikujsh publicistikë u bënë armë e fuqishme në duart e rinisë demokratike e të masave të shtypura punonjëse.

"Kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi,- thoshte ai, atëherë kjo nevojë duhet të realizohet me interesimin e pjesës së organizuar të popullit e ta bëjmë ne qeverinë që ta ndjejë këtë nevojë". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. "Pa pavarësi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund të ketë pavarësi politike".

Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.

Avni Rustemit i bëhet atentat më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë nga Isuf Reçi, pasdite, ora 4 ndërkohë që po shetiste me Hoxha Kadrinë.

Vrasësi e qëllon Avninë pas shpine e nën shpatull të majtë, duke i shkaktuar një plagë të çrregulltë që e shpuri drejt një hemoragjie të pakthyeshme deri kur dha shpirt 2 ditë më vonë.

Zemrën ia nxuarrën për ta ruajtur dhe trupin ia ballsamosën për ta transportuar në Vlorë për varrim. Vrasja e deputetit shërbeu si shkëndijë e Lëvizjen që triumfoi më 10 qershor 1924./Zeri/


Komento
Komente (8)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
hallall AVNI RRUSTEMT nuk lind nena me avnia.
shuka
rekomanduar (1)
01 May 2014
22:31
 
Te dhenat biografike per Avni Rustemin ishin te njejta ne FE$SH ku figuron se lindi ne vitin 1895,
Kosovar
rekomanduar (1)
27 Apr 2014
10:04
 
kur u zhvarros per ta zhvendosur ku eshte sot ne 1982 ate nate ishim shume vete, nje projektor dhe disa punetore qe po nxirrnin sarkofagun (po ta quajme keshtu arkiv. prej plumbi) Punetori qe kish punuar poshte doli dhe tha i lodhur; -Sa ngjante me bustin!, ne vend te thosh busti ngjante me te.Pastaj e nxorren dhe nga pjesa e xhamte pame fytyren pak, pasi ishin disa lule te thara brenda dhe pistoleta e vajisur, dihet. Ai kish qene per studime jashte dhe nuk i mbaroi, ketu filloi mesues ne Muradie por me shume kish nje shenjester te sakte kur gjuante me pistolete. Ne Paris edhe pse u nis "Top Secret" Franca e survejoi ne cdo hap dhe me qe Esad pasha po jepte shenja proserb, kur francezet ishin me italianet per Shqiperine, ne momentin e goditjes, E.pashen pervec tij, ne nje mision delikat e ka goditur shefi i policise pariziene Fracois L. Pervec plumbave te qitesit tone, E.pashes iu gjeten lloje te ndryshme fishekesh, gje qe tregonte se missioni i tij ishte shfrytezuar.
kastriot
rekomanduar (3)
26 Apr 2014
14:45
 
Ketu disa te dhena nuk jane me kuptim. Avni Rrustemi lindi me 1895 dhe ne vitin 1908 e leshoi shkollen per tiu bashkuar Cetes se Cerciz Topullit. Dmth si femije 13-vjecar eshte pranuar nga Cerciz Topulli ne lufte, nuk ka aspak logjike ketu!? Pastaj te kete dale mesues ne vitin 1910 kur ka qene nje femije 15-vjec, edhe kjo nuk pi fare uje. Dhe poashtu ne te njejtin vit si femije 15-vjec paska bere perpjekje per te bere atentat ne Gjeneralin Shefqet Turgut Pasha, nuk e kap logjika e shendoshe aspak! Siduqofte, perkunder ketij pershkrimi amator dhe te pa analizuar fare, padyshim Avni Rrustemi mbetet nje figure e ndritur e kombit shqiptar, te cilit I perulemi me pietet!
sami
rekomanduar (4)
26 Apr 2014
14:18
 
A ka nevoje Kosova per nji Avni Rrustem,kahere bile jo nje ma shume.Kur tradhtohet atdheu dhe shiten neteresat duke i ndihmue armikut shekullor Serbise,qka tjeter perpos atentateve.Nuk eshte humane por eshte ne interes te kmbit.E,kombi mbi te gjitha qofte edhe familja.Kete e bene ata qe rane per Kosoven e jo kriminelet,hajnat e trafikantat qe e mashtruan popullin dhe i vrane njerzit me te devotshem dhe intelektual te shquar me diploma te univerziteteve e jo false.Shoqeria e Kosoves e udhehequr nga keta kriminel qe Tribunali duhet te jau caktoje historine e krimit dhe tradhetise,tani do te mbeten ne mbeturinat qe do ta kundermojne tere kombin,ndersa brezave te rinje u mbetet nji shembull i shemtuar qe do te ju sherbeje se si nuk duhet te veprohet kunder nteresave kombetare e ne favor te atije qe te vrau e hdunoje,te masakroje e te shkaterroje dhe perdte ta mbane te hunda se do te beje qmos qe te t shkateroje dhe perseri i lajthiten.O Avni Rrustem ku je ore?!.
Kosva(SHBA)
rekomanduar (13)
26 Apr 2014
01:03
 
Ku jane Avni Rrustemat e 2014 te vriten ne emer te popullit tradhetaret si p.sh. Thaqi qe i beri vellezer turko-GABELO-Arabet.
Fakti
rekomanduar (17)
25 Apr 2014
20:48
 
shume e dyshimte kronologjia e jetes ............mesues 15 vjeç.......fakultetin vitet nuk jepen,,,,,,,,,,dhe pse deputet ne kosove???..................aktiviteti ne vlore....dhe nuk thuhet per parate qe mblodhi diaspora ne amerike nga noli per avokatin........mos valle e verteta eshte e frikshme................kush urdheroi vrasjen........pse vrasesit ne i bejme heronj.................kjo gje po ndodh dhe tani....................faleminderit.
shaban
rekomanduar (6)
25 Apr 2014
19:49
 
AAAA qka I kishin vye Kombit ton edhe nja 100 Avni Rrustema se kombi jon u mbush me Esat Pasha
Bujar
rekomanduar (19)
25 Apr 2014
17:50
 
Me shume nga Ditari