Opinione

Ballina / Opinione / Debate
Parafushata politike
Blerim Burjani Publikuar: 16.05.2014 - 12:08

Parafushata e partive politike tashmë veti me radhe që ishin zgjedhore kanë instaluar në mënyrë të paligjshme, jo të drejtë dhe në kundërshtim me rregullat demokratike dhe zgjedhore.

Parafushata nuk është rregulluar me Ligjin për Zgjedhje, por kjo nuk do të thotë të thyhen parimet dhe rregullat zgjedhore, duke anashkaluar parimet e lojës që përcaktohen me rregulla zgjedhore, tash edhe mediat janë të përfshira, madje në transmetime të drejtpërdrejta të parafushatave të partive, kështu duke bërë shkelje të rregullave dhe parimeve zgjedhore.

KQZ duhet të nxjerrë rregulla zgjedhore ku ndalohet parafushata, ne kemi përplot deformime dhe shkelje duke bërë premtime parazgjedhore, duke bërë vendosur në bilborde porosi të shumta zgjedhore, të gjitha këto janë veprime që duhet ndaluar.

Për momentin Kosovën e kanë mbuluar premtime të ndryshme të partive, organizime të shumta të debateve të qytetarëve, të gjitha këto janë veprime, të cilat duhet të ndalen nga KQZ-ja, por të gjithë dinë që KQZ-ja është organ i partive politike për këtë arsye asnjëherë KQZ nuk kishte ndalë këto veprime të paligjshme, e që kanë për qëllim me çdo kusht bërje të fushatës për interesa të partive politike.

Për çudi deri tash është dashur të reagojë edhe bashkësia ndërkombëtare në këtë temë, përndryshe rregullat e lojës po thyhen në vazhdimësi nga partitë politike. Hyrjet e rregullave zgjedhore nuk po ndalen asnjëherë, edhe përkundër thirrjes së subjekteve politike të ndalin lojërat parazgjedhore dhe për të vendosur disiplinën zgjedhore. Kjo është e papranueshme, tolerimi kaq i madh lirisht mund të themi i fushatës që shkon sigurisht ka thyerja e parimeve dhe rregullave fundamentale zgjedhore.

Shteti i ynë tashmë plotësisht në atmosferë parazgjedhore dhe nuk çdo kund ndihet atmosfera e fushatës parazgjedhore pothuajse kriteret dhe rregullat janë shuar dhe humbur apo kanë mbetur nën hije të parafushatave të partive politike. Nuk ka fund prej para fushatës, tash duket sikur zyrtarisht është fushatë andaj këto veprime duhet ndalur menjëherë, ose me rregulla zgjedhore ose me vendim të KQZ-së, duke paralajmëruar gjoba për shkelje që u bëhen parimeve dhe rregullave demokratike zgjedhore. Të gjithë shkelin rregullat madje edhe mediat të cilat transmetojnë fushata apo organizojnë debate të kësaj natyre se çfarë ofrojnë partitë politike në këto zgjedhje.

Ne po tingëllojmë për momentin si shtet pa rregulla zgjedhore ku çdo kush ka të drejtë të bëjë fushatë dhe propagandë politike. Këto gjera po e shëmtojnë shtetin tonë dhe demokracinë zgjedhore, madje e kanë hutuar plotësisht qytetarin, i cii për momentin nuk po din a ka fillua fushata zyrtare e partive, apo janë veprime të paligjshme. Skena politike te ne është banalizuar përtej mase, s’ka kush që ndal njerëz të uritur për të fituar pushtet në shtetin tonë. Të gjithë premtojnë pa marrë parasysh, është pështjell, askush më nuk dinë në këtë shtet çka po bëhet.

Shteti i ynë i bërë vend i premtimeve dhe i çudirave të papara të demokracisë, paramendoni çka do të ndodhte në shtetet perëndimore sikur të bëhej para fushat e tillë. Para fushata e tillë thyen parimet zgjedhore dhe irriton shtetin demokratik. Parafushata e cila po bëhet pa ndalë ka prishur edhe parimet e qytetërimit, i cili sjell anarkinë shtetërore e cila rrezikon rendin dhe ligjin.

Askush nuk mund të pajtohet në bashkësinë ndërkombëtare për këto gjëra që ndodhin në vendin tonë, edhe ata kanë filluar të habiten me këto gjëra, të cilat kanë sjellë anarkinë në shtetin tonë. Të gjithë i kuptojmë - kanë dëshirë për të udhëhequr me shtetin dhe qytetarin e shtetit tonë, por kjo nuk duhet lejuar, duhet në mënyrë urgjente të ndalet përndryshe janë thyer parimet dhe rregullat e lojës.

(Autori ishte ish-anëtar i KQZ-së)


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Opinione
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51