Opinione

Ballina / Opinione / Debate
Lufta sektare në Siri
Jeton Maliqi Publikuar: 28.05.2014 - 14:27

Kohëve të fundit përsëri u kthye në temë kryesore, çështja e shkuarjes së shqipëtarëve në Siri. Në të vërtetë, të përshkruash luftën civile të Siris është shumë e vështirë, aq sa është e vështirë të përshkruhët kjo luftë po aq vështirë është edhe përshkrimi i palëve (sekteve) të cilat janë duke luftuar atje.

Në njërën anë kemi ushtrin besnike (alevite) të Bashar Al Asadit, kurse në anën tjetër kemi shumë grupe që janë kundër regjimit; (FSA - Free Syrian Army (Ushtria e Lirë Siriane), Xhebhat Al Nusra (grup ky i afërt me Al Kaidën), e shumë grupe të tjera të cilët luftojnë kundër regjimit, poashtu këto grupe që luftojnë kundër Ushtris Alevite të Asadit, këto njëherit janë edhe në armiqësi me njëra tjetren dhe ende vazhdon armiqësia e tyre, si rrjedhojë, humbin jetën shumë civil të pafajshëm.

Për fat të keq as shqipëtarët nuk kanë mbetur pa u prekur në këtë luftës monstruoze, e ajo që është edhe më shumë për të ardhur keq është fakti se shqipëtarët i janë bashkuar grupit “Xhebhat Al Nusra”, grup ky i afërt me Al Kaidën.

Ata me anë të agjendëve të tyre, të cilët janë edhe në mesin e disa “prijësve” muslimanë arritën që të manipulojnë me mendjen e disa të rinjëve dhe i dërguan në një rrugë pa kthim, rrugë kjo e cila mori jetën e dhjetra të rinjëve shqipëtarë, e gjithë kjo ndodhi si pasojë e mosdijës dhe keqinformimit të tyre.

Si u manipuluan të rinjët shqipëtarë për të shkuar në Siri?

Në mesin e luftëtarëve shqipëtarë që kanë luftuar në Siri apo ende janë duke luftuar atje, ka të tillë që kanë shkuar për arsye të ndryshme, por duket se arsyeja kryesore qëndron aty se ata janë manipuluar duke u njoftuar për krimet që ushtria alevite e Asadit bën ndaj civilëve mysliman.

Të tillët që janë aq mendjelehtë sa të lejojnë të manipulohen nga njerëz të ndryshëm mendojnë se me shkuarjen e tyre në Siri do t’i ndalin krimet, por në fakt ndodhi e kundërta, atje krimet vetëmse u përshkallëzuan edhe pse prezenca e shqipëtarëve vetëm rritej prapë ata nuk ia dolën qëllimit të tyre.

Krejt ajo çfarë arritën, si përfundim, është vdekja e dhjetra të rinjëve shqipëtarë. Kohëve të fundit duke filluar nga fillimi i këtij viti është rritur numri i shqipëtarëve të vrarë në Siri, kjo për arsye se këto grupe që luftojnë kundër regjimit të Asadit kanë filluar pastrimin e ushtrisë së tyre, me arsyen se brenda tyre mund të ketë spiun, kryesisht nga Evropa dhe Amerika ata kanë ekzekutuar shumë vullnetarë, e që nuk përjashtohet mundësia që disa nga shqipëtarët e vrarë të jen ekzekutuar nga vetë grupet për të cilat kanë luftuar.

Është e rëndësishme të cekët se e gjithë kauza e tyre e gabuar nuk ka lënë pa prekur edhe shtetin e Kosovës, rasti i fundit është dje ku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, Kosovës iu përmendën djemtë e saj që po luftojnë përkrah Al –Kaidës. E kjo më së shumti u përdor nga shtetet jo mike, Serbia, Rusia, të cilëve po ju japim vet material për të na paraqitur si terroristë.

Për fat të keq Kosovës po i vihet një hije e keqe nga këta persona të cilët nuk duan t’ia din për atëdheun e tyre por ata më shumë brengosen për Siri.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Opinione