Zgjedhjet

Ballina / Zgjedhjet / Zgjedhjet
Votojnë liderët, PDK ankohet për parregullsi në Lladovë
Enver Sadiku Publikuar: 08.06.2014 - 13:12

Personalitet kryesore të komunës së Gjilanit, kanë dhënë votën e tyre e bashkë me ta edhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që në një proces zgjedhor që vlerësohet i qetë, ka qenë një reagim i degës së PDK-së, e cila ka gjetur parregullsi.

Kryetari i LDK-së në Gjilan, njëherit kryetar Komune, Lutfi Haziri, ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, në Gjilan, ku u shpreh se kjo ditë është tregon qartë kulturën, solemnitetin dhe një ditë të bardhë për qytetarët e Kosovës dhe për Gjilanin.

“ Nuk kemi asnjë problem të identifikuar që tregon qartë kulturë, një solemnitet dhe një ditë të bardhë për të gjithë neve. Besoj shumë që dalja dhe masoviteti do të rritet gjatë gjithë ditës dhe besoj shumë, po ashtu, që qytetarët janë ata që sot do të vendosin përfundimisht për të zgjedhur nje jetë ndryshe në mandatin e ardhshëm”, ka thënë kryetari Haziri pas votimit e obligimin qytetar të votimit e ka kryer edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi, e bindur se zgjedhjet do të jenë demokratike dhe shembull për të gjithë. Kanë votuar edhe kandidatët e LDK-së për deputetë e që janë nga Gjilani, kurse PDK ka nxjerrë aktivistët e saj në terren për të mbrojtur votën.

Siç ka theksuar Mimoza Shkodra – Bislimi, zëdhënëse në degën e PDK-së në Gjilan, në bazë të informatave të para nga ekipet e tyre në teren dallojnë parregullsi në fshatin Lladovë, ngase siç ka thënë ajo në kompaninë Garazha “Ajeti” dhe grupe të caktuara të simpatizantëve dhe anëtarëve të LDK- së në perimetrin prej 100 metrave afër vendëvotimit ndikojnë tek votuesit, me praninë e tyre me vetura e stema.

“Nëse nuk eliminohen këto parregullsi ne nuk do ta njohim rezultatin e Lladovës”, ka thënë Shkodra, që ka lutur policinë që të marr masa menjëherë.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zgjedhjet