Zgjedhjet

Ballina / Zgjedhjet / Zgjedhjet
Prokuroria: Jemi nisur për në fshatrat e Skenderajt
Publikuar: 08.06.2014 - 20:02

Zyrtarët e Prokurorisë kanë konfirmuar se janë nisur në fshatrat e Skenderajt ku po dyshohet se ka nisur mbushja e kutive të votmit.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Mitrovicës ka konfirmuar se policia dhe prokurori kujdestar janë nisur për në vendin e ngjarjes.
“Tani kemi disa informacione se në fshatrat Kopiliq, Aqareve, Llaushë dhe Tërnocë janë duke u mbushur kutitë. Ne menjëherë jemi angazhuar bashkë me policinë dhe kemi dërguar njësi shtesë. Kemi shkuar në vendin e ngjarjes dhe prokurori kujdestar është në Kopiliq”, ka thënë Syla, për Klan Kosova.

“Ne jemi të mobiluar të mos lejojmë dicka të tillë”, ka thënë ai.

Syla ka treguar se ende nuk e ka konfirmimin zyrtar se cka është duke ndodhur në këto fshatra. 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zgjedhjet