Zgjedhjet

Ballina / Zgjedhjet / Zgjedhjet
Drenasi me numër rekord të votuesve, 53.21 për qind, PDK-ja fiton bindshëm
Publikuar: 08.06.2014 - 20:17

Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Drenas, njofton të gjithë qytetarët se ne bazë të dhenave që ka marrë nga qendrat e votimit del se përqindja e votuesve në zgjedhjet parlamentare është 53.21 për qind, apo 26 mijë e 133 votues.

“Falenderojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit për maturin që kanë treguar në këto zgjedhje që edhe një herë kanë dëshmuar qytetrimin dhe demokracinë e votimit. Jemi të kënaqur sepse nuk është raportuar ne asnjë incident dhe procesi ka shkuar në rregull, ndërsa në bazë të dhënave që kemi marrë nga qendrat e votimit PDK-ja në Drenas del bindshëm me fitore”, thuhet në një komunikatë për media. 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zgjedhjet