Zgjedhjet

Ballina / Zgjedhjet / Zgjedhjet
Lutfi Haziri: Në Gjilan po prijmë bindshëm
Enver Sadiku Publikuar: 08.06.2014 - 20:48

Në komunën e Gjilanit, LDK po prinë bindshëm në krahasim me partitë e tjera. Një vle3rësim të tillë e ka dhënë Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së, sipas të cilit, në bazë të 3000 votave të numëruara, LDK i ka fituar mbi 1200 vota, që sipas Hazirit, LDK ka marrë 40 përqind të votave. Kreu i LDK-së në Gjilan, që njëherit është edhe kryetar komune, ka thënë se nuk janë këto vota të bastioneve të LDK-së nëpër fshatra, por sipas tij, këto vota janë nga fshati e nga qyteti.

Sipas Hazirit, në Gjilan në zgjedhje kanë dalëë mbi t1 mijë qytetarë, apo mbi 45 përqind e zgjedhësve dhe fillimi për LDK-në është i mirë, ngase siç tha ai, LDK po prinë bindshëm. Ai ka shprehur besimin se ashtu do të jetë deri në fund, ngase mostrat janë të mira.

Më LDK e as në subjektet tjera politike nuk po festojnë, ngase po presin se çfarë do të ndodh në vijim. Haziri nuk i ka lënë që të futen brenda simpatizantët e LDK-së, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë parë derës, por brenda i ka ftuar vetëm gazetarët, të cilëve ua ka kumtuar rezultatet për 3000 votat e para të numëruara.


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Ku e ke ushtrin lutiiiiiiiiiii
gani
rekomanduar (0)
09 Jun 2014
07:07
 
Me shume nga Zgjedhjet