Zgjedhjet

Ballina / Zgjedhjet / Zgjedhjet
Thaçi: Nesër fillon punën Misioni i Ri (Foto-Video)
Publikuar: 09.06.2014 - 00:43
Foto: Laura Hasani

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi në një fjalim para simpatizantëve në “Sheshin 21” ka shpallur fitoren.

“Urime iu qoftë përhajr fitorja e Misionit të Ri, urime fotorja e PDK-së”, e ka nisur Thaçi fjalimin.

“Sot qytetarët e Kosovës u përballën me një pyetje të thjeshmtë por vendimtare për Kosovën se çfarë lloj shteti duhet të ndërtojnë. Përgjigja e tyre bëri jehonë në gjihtë Republikën e Kosovës, përgjigjen e tyre dhanë si të rinjët edhe të moshuarit. Ne do të ecim përpara, do ta zhvillojmë vendin tonë, ne gjithmonë do të identifikohemi nga ajo që do ta bëjmë në të ardhmen e jo nga ajo që ka ndodhur në të kaluarën”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij Kosova duhet të jetë krenare me këto zgjedhje, pasi që sipas tij ishin zgjedhje në të cilat qytetarët vendosën për modelin e shteit që ata duan të jetojnë.

“Bashkësia ndërkombëtare është e kënaqur me këtë proces të ndershëm dhe demokratik. Këto zgjedhje ishin të mrekullueshme për nga organizimi. Kemi pranuar vërejtjet dhe ato na kanë shtyrë që ta përmirësojmë ofertën. Nesër do të vazhdojmë me punë, nesër do të fillojmë me misionin e ri. Ju votuat për të shtyrë vendin përpara, dhe pikërisht është ajo që ne do ta bëjmë, do ta shtymë vendin përpara. Misioni i ri vlenë për të gjithë, ne do të punojmë për të gjithë”, ka thënë ndër të tjera Thaçi. /Zëri/


Komento
Komente (7)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
nje hashim e ka ba nana 3 parti bain kolicjin e nuk mujn me rxu ni parti a pe shini o nima sa te dopt jeni na edhe pa juve baim urime PDK i shalla te bahet djali o hashim e mas teje e merr djali yt
durim
rekomanduar (0)
31 Aug 2014
13:54
 
Ky flet njesoj si Sali Berisha. Perse nuk e cove Kosoven perpara kur ishe ne pushtet apo tani qe humbe thua do ta cojme perpara??? Do beje mire te mos terhiqje zvarre te gjithe procesin e zgjedhjeve dhe te ardhmen e popullit Kosovar me te. Ty edhe sikur ta japi gjykata nuk krijon dot qeveri dhe shkon ne zgjedhje te reja. Keshtu ne kete menyre ti demton Ekonomine dhe Pozicionin e Kosoves ne rajon. E vetmja arsye qe ti e vazhdon kete pune eshte qe ti shtosh jeten qeverise tende edhe disa dite ne kete menyre te mbushni llogarite me para nga korrupsioni dhe privatizimi i Kosoves. Turp turp turp ... Te njeten gje beri dhe presidentja kur i mori pushtetin Bhxhetit dhe nuk e leshoi me.
Tarrasi
rekomanduar (0)
23 Jul 2014
22:15
 
Neser rifillon punen misioni i ri dhe i vjeter - krimi i organizuar, plackitja, hajnia, gllaberimi, dhuna publike mbi boten materiale dhe jomateriale, legjitimimi i ndarjes se Kosoves, ndertimi i xhamive, pergaditja per te shkuar ne Siri, lejimi i shamive, kuptohet me perkrahjen e parezerve nga shtetet e perendimit, nga "miqte" tane, te cilet po shihet se as nuk kane pasur e as qe kane qellime fisnike! Me befasuan katoliket e Kosoves qe paskan pranuar te jene ne nje koalicion me vellaun e Erdoganit!
fitoi mafia
rekomanduar (0)
09 Jun 2014
13:15
 
si do ta formoni qeverinë,jam kureshtarë cila parti do ta tregon fytyrën e vërtetë
flori1
rekomanduar (1)
09 Jun 2014
13:14
 
Urime Hashim Kosova nuk ka me te mire momentalisht,kurse shtypi Kosovar ka ra prej provimit,tash pe shof qe shum gazetar kan ra ne nivel te ulur,duke e mshefur realitetin.
lemi
rekomanduar (0)
09 Jun 2014
08:07
 
Julumte PDK shum suksese se e keni tregu veten ne fushata pa e mar pergoje donje parti tjeter ishalla suksese tasht per zhvellimin e konomin ishalla ma shum suksese PDK PDK PDK
merita
rekomanduar (1)
09 Jun 2014
08:00
 
Urime, urime, urime...
Fatmir Bujupi
rekomanduar (1)
09 Jun 2014
05:55
 
Me shume nga Zgjedhjet