Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Auto
Mini Paceman Adventure
Publikuar: 24.06.2014 - 16:30

Pas viteve të gjata të pritjes, “Mini” gjatë vitit të kaluar ka zgjeruar ofertën e tyre me modelin Paceman, i cili në thelb është version Coupe i modelit Countryman dhe është i dedikuar për ata që duan një makinë me imazh më të madh sportiv dhe më tepër hapësirë në brendësi sesa te modeli standard Mini Cooper.

Paceman-i solli disa risi, të tilla si: pezullimin sportiv që i lejon pronarit për të rregulluar lartësinë e automjetit, por edhe hapësirë të mjaftueshme të enterierit (të paktën për një makinë të vogël). Tani kemi modelin Adventure, që na tregojnë se sa larg mund të shkojë “Mini”, kur adhuruesit e tij përdorin imagjinatën.

Ndryshimi më i madh është padyshim rimorkio, e cila është fituar pasi janë hequr vendet e pasme dhe hapësira e fituar është kthyer në një rimorkio të vogël. Edhe pse është shumë e vogël në madhësi, prapë ofron hapësirë të mjaftueshme për të gjithë ata që duan të kalojnë disa ditë në natyrë dhe që në të njëjtën kohë iu duhen pajisjet e nevojshme.

Kompania “Mini” thotë se Adventure është vetëm një koncept dhe tani për tani nuk ka shans për prodhim serik. Kompania sigurisht nuk dëshiron një tjetër dështim, siç ishte rasti me modelin Clubvan, i cili u mbyll pas vetëm një viti, me vetëm 50 kopje të shitura.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech