Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Auto
LaFerrari Spider arrin vitin e ardhshëm
Publikuar: 24.06.2014 - 16:31

Siç njoftojnë disa burime, “Ferrari” do të prezantojë versionin Spider të modelit fenomenal LaFerrari, gjatë vitit të ardhshëm. Detajet janë të kufizuara tani për tani, por njoftimet e fundit tregojnë se në vitin 2015 do të shohim lindjen e dy super makinave të reja: LaFerrari Spider dhe LaFerrari XX.

Prodhimi thuhet se do të jetë i kufizuar në vetëm 50 kopje, kurse pritet që çmimi do të jetë dy herë më i lartë se te versioni Coupe. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Roadster-i ekzotik mund të kushtojë rreth 1.600.000 euro, që do të thotë se do të jetë më i shtrenjtë se Bugatti Veyron Grand Sport Vitesse.

Ferrari në dy vitet e ardhshme do të duhej të lansojë një version të përditësuar të modelit FF, si dhe modelin e ri-dizajnuar Berlinetta F12. Të dy automjetet do të kenë ndryshime stilistike, por do të kenë edhe motorët e përmirësuar V12. Ekziston mundësia e paraqitjes së modelit bazë FF të pajisur me një motor V8 bi-turbo.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
r[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51