Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Auto
Me Mercedes, 2 mijë kilometra me një rezervuar
Publikuar: 27.06.2014 - 21:55

Gazetari britanik Andrew Frankel me veturen Mercedes E 300 BlueTech Hybrid me vetëm një mbushje të rezervuarit ka bërë hiq më pak se 1.968 kilometra rrugë.

Frenkel e ka nisuar ngasjen e vetures në Afrikën Veriore në portin maroken Tanger, prej nga me trajekt ka kaluar në kontinentin europian, ku pas 27 orë ngasje nepër katër vende – Marok, Spanje, France dhe Britani te Madhe – ka mbërritur në Gudvud të Anglisë.

Harxhimet mesatare kanë qenë diku 3,1 litër për 100 km, por nuk është bërë e ditur se me çfarë shpejtësie është ngarë vetura. Frenkel nuk i ka pasur kushtet ideale për rrugëtimin e tij, pasi që është dashur të ngasë në zona me temperatura të larta, shirave të fuqishëm, tollovive në komunikacion dhe lartësive të ndryshme mbidetare.

Rezervuar i Mercedes E 300 BlueTEC HYBRID ka kapacitetin për 80 litra karburant.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech