Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Auto
Audi me pezullimin i cili shërben si gjenerator
Publikuar: 01.07.2014 - 15:40

Bazuar në raportet e fundit, “Audi” është duke punuar në një pezullim të ri Premium, i cili gjatë ngasjes vepron si një gjenerator duke furnizuar me energji sistemet hibride ose shërbimet elektrike. Në fakt, shefi i “Audi-s” për hulumtime dhe zhvillim, Ulrich Hackenberg, tha se kompania e tij është duke punuar në një “gjenerator të pezullimit”.

Gjeneratori është i instaluar në amortizues dhe rrotullohet kur pezullimi ngjishet gjatë ngasjes në teren me gunga dhe kur temperatura e amortizatorëve arrin 125 gradë celsius.

Energjia elektrike e grumbulluar ruhet më pas në bateri dhe përdoret për të furnizuar sistemet ndihmëse ose hibride dhe gjithashtu lejon një reduktim të konsumit të karburantit. Një sistem i tillë do të mundë gjithashtu të përshtatet me makina garash që do të lejonte krijimin e “pezullimit të pavarur adaptues”.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech