Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Auto
Ford EcoBoost 1.0-litër, motori i vitit
Publikuar: 01.07.2014 - 15:41

Për të tretin vit radhazi, motori me benzinë Ford EcoBoost turbo 1.0-litër me tre-cilindra, fitoi çmimin ndërkombëtar si motori i vitit. Juria i ndau njësisë së sipërpërmendur 351 pikë, duke e renditur përpara konkurrencës.

Në vendin e dytë ishte motori i “Ferrari-it” 4.5-litra V8 me 281 pikë, ndërsa vendi i tretë shkoi për motorin e “Volkswagen-it” 1.4 litërsh TSI me 254 pikë.

Sigurisht, motori EcoBoost me 999 metra kub, fitoi edhe në kategorinë e njësisë me një kapacitet nën një litër, duke fituar 505 pikë. Vendi i dytë në atë kategori shkoi për motorin e “BMW-s” prej 647 metra kub i destinuar për zgjerimin e gamës së automjeteve hibride, dhe në vendin e tretë u vendos motori me 3-cilindra dhe 999 cc nga “VW”.

Duhet të theksohet se motori më i mirë i ri është zgjedhur njësia e AMG-së 2.0-litra, ndërsa në kategorinë e “gjelbër” u shpërblye motori elektrik Tesla. Motori me performancën me të mirë u shpall njësia 4.5-litra V8 nga “Ferrari”.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech