Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Auto
Volkswagen Sportsvan
Publikuar: 01.07.2014 - 15:44

Dhjetë vjet më parë, “Volkswagen”-i kishte vendosur të zgjerojë ofertën me modelin e ri Golf Plus. Përveç Hatchback-ut standard me tre dhe pesë dyer, si dhe Karavan-it, blerësit kanë mundur të marrin një model pak më të madh, Crossover Plus, nga i cili, kompania automobilistike gjermane ka pritur për të tërhequr të gjithë ata konsumatorë që duan një çati më të lartë, bagazh më të madh dhe më shumë hapësirë në rreshtin e dytë të ulëseve. Modeli Plus kurrë nuk justifikoi pritjet dhe gjatë karrierës së tij dhjetë-vjeçare, u shit shumë dobët, kryesisht për shkak se ishte vetëm pakëz më i lartë se Golf-i standard.

Ndryshe nga konkurrenti i tij më i madh Ford C-Max, modeli Plus nuk sillej në rrugë si një Crossover dhe “Volkswagen-i” shpreson se pasardhësi i tij Sportsvan (në disa tregje SV), do të jetë dukshëm më i suksesshëm. Modeli Sportsvan është i bazuar në gjeneratën e shtatë të Golf-it, me të cilin ndan edhe platformën fleksibile MQB, por gjermanët këtë herë e kanë studiuar tregun më mirë dhe kanë vendosur të ofrojë shumë risi.

Për vetëm 1.245 euro (rreth 1.700 dollarë) shtesë në krahasim me Golf-in standard me pesë dyer, modeli Sportsvan ofron enterier mjaft më të gjerë, në saje të gjatësisë shtesë prej 83 mm. Megjithatë, me një gjatësi prej 4338 mm, ky Crossover është ende më i shkurtër për 224 mm se sa Golf Karavan. Përkundër kësaj, hapësira është më se e mjaftueshme, kurse veçanërisht më të lumtur do të jenë pasagjerët në rreshtin e dytë të ulëseve, ku hapësira është dukshëm më e madhe.

Sa i përket ngasjes, Sportsvan-i ka ruajtur shumicën e karakteristikave lëvizëse të Golfit. Përderisa, disa me siguri do të rekomandojnë këtë veprim, të tjerët do të kujtojnë modelin e sipërpërmendur “Plus” dhe presin që ai të jetë më afër karakteristikave ngasëse të modelit C-Max.

Volkswagen-i pret që shumica e blerësve të zgjedhin motorin e famshëm dizel 2.0l TDI, i cili zhvillon 148 KF, kurse në ofertë do të gjenden edhe disa motorë të njohur. Për dashamirët e motorëve me benzinë, janë dy motor turbo TSI, 1.2l me 104 KF dhe 1.4l me 148 KF, kurse atyre që iu duken motorët e përmendur me naftë TDI shumë të shtrenjtë, mund të marrin motorin diçka më të vogël 1.6l TDI diesel me 104 KF.

Performanca dhe fuqia ende nuk janë të njohura, por kur kemi parasysh se Sportsvan është 250 kg më i rëndë në krahasim me Golf-in, është e sigurt se do të jetë më i ngadalshëm dhe shpenzues më i madh. Në pyetjen nëse Sportsvan është blerje më e mirë se C-Max, tani për tani ka një avantazh të lehtë përfaqësuesi i Ford-it, i cili është më i shpejtë, më luksoz, më dinamik dhe ofron enterier të përdorshëm më të mirë. Sportsvan ka një avantazh në aspektin e masave të ekonomisë dhe të sigurisë, kurse jemi mjaft të sigurt se Volkswagen-i do të jetë në gjendje për të gjetur më shumë konsumatorë në krahasim me paraardhësin e tij.

 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech