Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Auto
Audi A7, “coupe me katër dyer”
Publikuar: 08.07.2014 - 14:18

Katër vjet më parë, “Audi” prezantoi modelin A7 për të gjithë ata që parapëlqejnë karakteristikat e ngasjes së modelit të popullarizuar A6, por me më shumë hapësirë të brendshme.

Modeli A7 dëshmoi të jetë një kombinim fitues dhe ka marrë shumë lëvdata në tregun global, kurse edhe shitja e lartë nuk mungoi. Që atëherë kanë kaluar katër vjet, prandaj prodhuesi gjerman i makinave e ka kuptuar se është koha për të rifreskuar ofertën, kështu që kohët e fundit debutoi modeli i përmirësuar. Siç pritej, edhe pasardhësi ndjek formulën “Coupe me katër dyer”, e themeluar nga Mercedes CLS-Class, dhe më vonë u popullarizua në makina të tjera, kurse përveç dizajnit të rifreskuar, modeli i ri A7 2015 sjell motor më të efektshëm dhe marshin e ri.

Sa i përket dizajnit, ndryshimet më të mëdha mund të shihen në formën e dritave të përparme të reja që ndjekin shkollën e dizajnit të kompanisë, aty janë edhe parakolpi i rishikuar, një grilë e re dhe gypat e shkarkimit të ndryshëm. Dritat LED tani janë standarde, kurse dritat e pasme gjithashtu mund të merren në të njëjtin opsion.

Enterieri nuk ka pësuar ndryshime të mëdha, por përkundër kësaj, “Audi” ka vendosur për të përmirësuar cilësinë dhe të ofrojë pajisje më standarde, në mënyrë që modeli i ri A7 të vazhdojë të jetë një nga modelet udhëheqëse në klasën e tij. Për sa i përket mekanikës, më shumë vëmendje tërheq versioni i ri “Ultra”, i cili kombinon një motor me naftë 3.0L TDI V6 me 215 KF dhe tërheqje në rrotat e para. “Ultra” është projektuar për ata që duan versionin më të lirë dhe më ekonomik të modelit A7, ku përveç konsumit të kombinuar prej vetëm 5.5 litra në 100 km, emetimet e CO2 arrijnë në 122 g/km.

Ndryshime të tjera mekanike nuk ka, kështu që adhuruesit e motorëve me benzinë mund të zgjedhin në mes të dy njësive V6 (2.8l me 201 KF dhe 3.0l me 306 KF), kurse aty janë tre motorë me naftë 3.0l V6 TDI, me fuqi 201 KF, 242 KF dhe 309 KF. Si në të kaluarën, oferta do të përfshijë dy modele sportive me motor 4.0l V8 me dy turbo. Modeli S7 zhvillon 414 KF, kurse modeli RS7 zhvillon 552 KF, i cili do të vazhdojë të jetë një nga makinat më të shpejta në kategorinë e tij.

Të gjitha modelet, me përjashtim të S7 dhe RS7, transferojnë fuqinë në rrotat e përparme me anë të marshit automatik me shtatë shpejtësi, ndërsa dy modelet sportive ofrojnë një shpejtësi më shumë. Audi A7 i rifreskuar do të dalë në treg deri në fund të vitit, së pari në tregun gjerman dhe pastaj në pjesën tjetër të botës. Çmimi fillestar prej 50.000 euro (rreth 69.200 dollarë) nuk duhet të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme, pavarësisht nga të gjitha përmirësimet.

1. Shpejtësia
Modeli RS7 zhvillon 552 KF, i cili do të vazhdojë të jetë një nga makinat më të shpejta në kategorinë e tij. Shpejtësia e tij maksimale do të jetë rreth 265 km/h

2. Harxhimet
“Ultra” është projektuar për ata që duan versionin më të lirë dhe më ekonomik të modelit A7, ku përveç konsumit të kombinuar prej vetëm 5.5 litra në 100 km, emetimet e CO2 arrijnë në 122 g/km

3. Enterieri
Enterieri nuk ka pësuar ndryshime të mëdha, por përkundër kësaj, “Audi” ka vendosur për të përmirësuar cilësinë dhe të ofrojë pajisje më standarde, në mënyrë që modeli i ri A7 të vazhdojë të jetë një nga modelet udhëheqëse në klasën e tij

Motori
Për sa i përket mekanikës, më shumë vëmendje tërheq versioni i ri “Ultra”, i cili kombinon një motor me naftë 3.0L TDI V6 me 215 KF dhe tërheqje në rrotat e para

 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | m[email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51