Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Auto
Opel Corsa OPC arrin vitin e ardhshëm
Publikuar: 08.07.2014 - 14:20

Shefi i “Opel-it” në Mbretërinë e Bashkuar, ku kompania operon me emrin Vauxhall, ka konfirmuar se një version i ri OPC i makinës Opel Corsa do të jetë gati për treg në vitin 2015.

Në një intervistë të fundit, ky zyrtar tha se makina është në fazat e fundit të zhvillimit dhe ka paralajmëruar premierën e saj në vitin e ardhshëm. “Versioni OPC ka aq shumë adhurues dhe do të ishte çmenduri nëse nuk do të prodhonim këtë model”, tha ai.

Lajmi për lansimin e menjëhershëm të versionit të ri OPC, është plotësuar me njoftimin se modeli ka të ngjarë të pajiset me motorin Cascadinim 1.6-litra SIDI Tubo, me injektim të drejtpërdrejtë të karburantit. Me fuqinë e saj prej 200 KF dhe 300 Nm momente rrotulluese, njësia do të jetë mjaftueshëm e fortë për të konkurruar modelet: Ford Fiesta ST dhe Renault Clio RS.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech