Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Auto
VW Passat, më i lehtë se paraardhësi
Publikuar: 08.07.2014 - 14:21

Kompania “Volkswagen” tanimë ka publikuar fotot e para zyrtare të modelit të ri Passat. Modeli i ri është 85 kg më i lehtë se paraardhësi i tij dhe do të jetë në dispozicion me motorin 1.4 litërsh TSI prej 125 apo 150 kuaj fuqi.

Në ofertë do të gjeni motorin e zakonshëm 1.8-litra TSI prej 180 KF dhe njësinë 2.0-litra TSI me 220 KF ose 280 KF. Motorët me naftë do të përfaqësohen nga njësia 1.6-litra TDI 120 KF dhe një sërë njësish 2.0-litra TDI me 150 KF, 190 KF dhe 240 KF.

Pavarësisht se është për 2mm më i shkurtër se paraardhësi i tij, Passat-i i ri ka një distancë më të gjatë në mes të boshtit për 79mm, si dhe është gjithashtu më i ulët për 14mm dhe më i gjerë për 12mm. Kapacitetet i bagazhit të karavanit është rritur për 47 litra, gjithsej në 650 litra, ndërsa bagazhi i limuzinës është rritur për 21 litra, 586 litra në total.

Zvogëlimi i peshës i kombinuar me motorët efikas, ka bërë të mundur reduktimin e shpenzimeve të karburantit për më shumë 20 për qind, kurse aty gjendet edhe një version plug-in hibrid që zhvillon 211 KF, e cila ofron një gamë të respektuar prej 966 km (50 km në mënyrë elektrike).

Makina ka fituar dritat LED në pjesën e përparme dhe të pasme, panelin digjital të instrumenteve të marrë nga Audi TT dhe një mori të sistemeve ndihmëse për ngasje.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech