Ditari

Ballina / Ditari / Intervista
Musliu: BIK-u instaloi ekstremizmin fetar
Albatrit Matoshi Publikuar: 18.08.2014 - 09:00

Imami, Osman Musliu, e di më së miri se çfarë do të thotë ekstremizmi fetar. Ai në vitin 2009 e kishte provuar në lëkurën e tij rrahjen deri në alivanosje nga disa individë të nxitur nga ideologji vehabiste. Në një intervistë për “Zërin” Musliu ka folur për situatën aktuale fetare në Kosovë dhe për rritjen e ekstremizmit. Fajtor, sipas tij, janë krerët e BIK-ut

Zëri: Z. Musliu, ju personalisht jeni rrahur brenda xhamisë dhe u është thyer dora. A ka reaguar BIK-u ndaj këtij skandali?

Musliu: Unë gjithmonë kam qenë një njeri që jam munduar t’i mbrojë vlerat fetare dhe kombëtare të popullit tonë. Edhe para luftës kam dhënë kontributin tim në mbrojtjen e identitetit fetar islam të popullit shqiptarë, që ishte përpjekje të tjetërsohej dhe të largohej ky identitet nga regjimi i asaj kohe. Po ashtu edhe pas luftës në Kosovën tonë të lirë erdhën shtete të ndryshme e që me vete sollën edhe shoqata dhe organizata të ndryshme, me qëllime dhe ambicie të caktuara. Kjo ngritje e zërit nga ana ime përballë këtyre rreziqeve kishte hasur në vesh të shurdhër tek krerët e BIK-ut. Gjithashtu, edhe pushteti qendror ishte shumë indiferent ndaj kësaj çështjeje. Ndoshta, kjo gjendje edhe i përshtatej atyre për interesat e tyre politike. I vetmi reagim dhe mbështetje që ia vlen të përmendet është reagimi i Kuvendit Komunal në Drenas dhe i kryetarit te komunës së Drenasit. Gjithashtu, edhe xhemati dhe mbështetja e parezervë e tyre vlen të përmendet si një motivues në luftën time kundër këtyre dukurive negative.
Kjo ngritje e zërit nga ana ime lëre që nuk kishte mbështetje në BIK, por gjithmonë jam akuzuar se jetoj në një botë imagjinare dhe flas nga hamendja. Me rastin e rrahjes sime u kuptua se ato që i flisja unë nuk ishin imagjinate, por një realitet i hidhur. Përkundrazi u vërejt se në Kosovë ka njerëz, të cilët ishin në gjendje të rrahin dhe të linçojnë hoxhallarë në mes të xhamisë dhe këtë e bënin në emër të Islamit. Përkundër gjithë kësaj gjendjeje është për t’u ardhur keq se BIK-u nuk kishte një reagim të mirëfilltë në lidhje me këtë çështje. Por, vazhdimisht insistonte se nuk ka ekstremizëm fetar në Kosovë. Madje, edhe në rastin tim përveç një reagimi sipërfaqësore nuk kishte marrë asnjë masë ndaj përgjegjësve dhe mentorëve të tyre.

Zëri: Keni qenë ndër të parët që keni ngritur zërin kundër ekstremizmit fetar tash e sa vjet. A mendoni se është dashur më herët të reagohet nga shteti?

Musliu: Në lidhje me këtë çështje unë kam disa pakënaqësi ndaj pushtetit. Së pari jam shumë i pakënaqur në lidhje me qëndrimet jokorrekte dhe të pabarabarta, që i ka ndërmarrë pushteti përballë religjioneve në Kosovë dhe neglizhimi që i bëhet Islamit. Besa ndonjëherë kemi deklarata aq të pamatura dhe ofenduese ndaj Islamit dhe myslimanëve nga ana e disa pushtetarëve apo udhëheqësve. Po ashtu njëra prej shenjave që tregon neglizhimin dhe lënien pas dore të kësaj çështjeje është se edhe pse kanë kaluar 15 vjet ne ende nuk kemi ligj për fetë në Kosovë. Të gjitha këto janë faktorë, që kanë ndikuar në rritjen e ekstremizmit fetar në Kosovë. Ngase, kur në një shtet me 96% myslimanë neglizhohet çështja e rregullimit të statutit të bashkësive fetare dhe ndodh që ata edhe të ofendohen nga ndonjë politikan apo analist,  atëherë krijohet një hapësirë për ekstremizëm fetar. Unë kam deklaruar publikisht se e mbështes operacionin e marrë nga organet e ligjit dhe jam që të ndëshkohet çdokush që e prish qetësinë dhe harmoninë fetare në Kosovë.

Zëri: Kush është fajtor për ardhjen e këtyre rrymave në Kosovë?

Musliu: Për ekstremizmin fetar në Kosovë janë disa faktorë, të cilët kanë ndikuar që të jemi këtu ku jemi. Së pari duhet pasur parasysh se për një problem në familje, përgjegjësi kryesore është i zoti i shtëpisë e që në këtë rast udhëheqja e Bashkësisë Islame është fajtori kryesor për këtë gjendje në të cilën jemi. Siç e thash edhe më lart, kur unë dhe disa hoxhallarë kemi ngritur zërin përballë këtij fenomeni jemi neglizhuar dhe jemi sulmuar nga krerët e BIK-ut se po bëjmë përçarje në mes të hoxhallarëve dhe të xhematit. Gjithashtu, krerët e BIK-ut nuk kanë pasur një plan apo strategji për parandalimin e këtyre dukurive, që ndikojnë negativisht në kultivimin e Islamit në shoqërinë tonë. Madje, udhëheqësi i BIK-ut, i cili qëndron në atë pozitë pas manipulimeve në rizgjedhjen e tij për të tretën herë ka mbështetur disa individë me pikëpamje të tilla vetëm e vetëm për të qëndruar në atë pozitë. Gjithashtu, mosmiratimi i Ligjit për Bashkësitë Fetare nga ana e qeverive prej nga paslufta, neglizhimi i tyre i vazhdueshëm për gjendjen fetare dhe nganjëherë vendimet e panevojshme rreth disa çështjeve, siç është ndalimi i disa të drejtave demokratike elementare i praktikimit të fesë, siç është shamia kanë nxitur deri tek ardhja e kësaj gjendje ku jemi. E gjithë kjo gjendje ka ndikuar që të dalin në shesh organizime, që nuk përfaqësojnë as popullin e as Islamin siç është LISBA, e cila udhëhiqet nga një person i dyshuar dhe e merr përgjegjësinë të flasë në emër të fesë.

Zëri: Sa dallon kjo ideologji nga Islami, që shqiptarët e kanë predikuar?

Musliu: Dihet se asnjë fe nuk thërret në ekstremizëm. Aq më shumë Islami, fe emri i të cilës është “Paqe”. Edhe nga mësimet Kuranore, por edhe nga mësimet profetike të Muhammedit s.a.v.s mësojmë se Islami është fe e paqes, e tolerancës dhe e bashkëjetesës mes njerëzve. Ndërsa, ekstremizmi që po na servohet neve, me vete po sjell edhe probleme në familje, shoqëri dhe shtet. Kështu që, edhe sorrat në mal e dinë se Islami nuk ka të bëjë asgjë me ekstremizmin. Mirëpo, këto janë përpjekje për degradimin e vlerave Islame.

Zëri: Si e vlerësoni tash reagimin e z. Tërnavës që të luftohet ekstremizmi?

Musliu: Nëse i kemi parasysh qëndrimet dhe veprimet e tij të mëhershme rreth kësaj çështjeje, atëherë mund të themi se këto deklarata për mbështetjen e operacionit kundër ekstremizmit janë shumë false dhe jo të sinqerta. Të gjithë e dimë se krerët e BIK-ut asnjëherë nuk kanë pasur një strategji për punësimin e njerëzve në BIK, por as strategji për politikat dhe qëndrimet që duhet t’i mbajnë imamët nëpër xhamitë e Kosovës përballë këtyre dukurive. Madje, ai nuk ka marrë asnjëherë masa ndaj njerëzve që proklamonin ekstremizëm në xhamitë Kosovës. Përkundrazi, ka qenë mbështetës i tyre. Është shumë absurde që deri dje të thuash se nuk ka ekstremizëm në Kosovë, ndërsa sot të dalësh dhe të deklarosh se je armiku numër një i ekstremizmit. Për arsye se këto janë gjëra që nuk ndodhin brenda natës, por janë procese që zhvillohen në kohë. 


Komento
Komente (4)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
po qashtu esht zotri Musliu topi se lun
Guri i madh
rekomanduar (6)
18 Aug 2014
17:56
 
Naim Terrnava dhe grupi i tije duhet menjihere te largohen dhe te ngriten hetimet ndaj tyre.Gjykata speciale duhet ta hetoje rrolin e Qeverise respektivishte te Hashim Thaqit i cili e krijoje rrjetin e vete edhe ne kete institucion fetar ku ndikimi i tije ishte shume i madh.Qe te dy te pa shkolle.Terrnava me diplome false,Hashimi pa kurfar diplome,ndersa paraja arabe ishte shume ndikuese te orientimet politike turko-arabe ne rrjedhat e Kosoves dhe orientimi i saje ne bllokun Lindor politik e fatar.Rezultatet jane keto qe i kemi sot ne Kosove:ekstremizmi fetar qe po krijone edhe ndasi ne mes vellezerve musliman dhe krishter qe Serbia e asnji Qeverie nuk ja arriti e Hashim Thaqi me Naim Terrnaven po.Shqipatret kurr nuk kane pre koka as ndaj armiqve shkullor serb qe per 130 vjete kane vra,gri e burgose shqiptar po thuajse ne qdo gjysem dekada.Tani,para botes po dalim diqka tjeter qe ne fakte nuk jemi perpos individ qe na e qiten faqen e zeze te drejtuar nfa faqe zinjte.
Kosova(SHBA)
rekomanduar (11)
18 Aug 2014
12:56
 
Jo budall hic, po jan ardhe kuferat ne dollare kesh me qindra ne bik, nuk Jane kta prej atyne "qe nuk e ditkan cka po bajne"!
naimi pranoi bagazhin
rekomanduar (5)
18 Aug 2014
11:16
 
BIK-u sebashku me BIKAT tjer ne qeveri. Thot nje fjal popullore " nje budall e gjuan nje guri ne uj e 100 te menqur nuk mund ta nxjerrin" e ne kemi me qidra budall e ahmak ne qeveri e BIK e tani llogaritne vet sa shum persona duhen qe te i permirsojn dallaveret e keqperdorimet e tyre per ta ber shtetin civilizues, ligjor dhe demokratik.
Remington
rekomanduar (20)
18 Aug 2014
09:51
 
Me shume nga Ditari