Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Auto
Del në shitje BMW i8 (Foto)
Publikuar: 18.08.2014 - 20:48

Ju kujtohet modeli BMW i8 që ju treguam disa ditë më parë? Kjo veturë tani ka dalur në shitje në plazhin Pebble në Kaliforni, për $825,000.
Pamja e jashtme e veturës, e përshtatur me fibra të karbonit dhe ngjyrë hiri dhe bagazh të punuar nga Louis Vuitton, ishin të mjaftueshme për të bindur një blerës që t'i shpenzojë $825,000 për këtë veturë sportive.

Ngjarja në plazhin Pebble bëri që vetura BMW i8 të shitet për herë të parë tek klientët e SHBA-së, përkundër faktit që kjo veturë debutoi pak më herët këtë vit, transmeton Lajmi.net.

Siç edhe kishim raportuar, pritja për ardhjen e këtij modeli ishte pak e gjatë, kështu që kjo shitje promovoi një veturë mjaftë të shtrenjtë për një blerës fatlum.

 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech