Ditari

Ballina / Ditari / Intervista
Ndërkombëtarët nuk kërkojnë koalicion me PDK-në
Abatrit Matoshi Publikuar: 20.08.2014 - 08:59

 LDK-ja është e palëkundur në koalicionin me dy partitë e Bllokut dhe as nuk e paramendon një koalicion të madh me PDK-në. Kështu thotë gjatë një interviste për “Zërin” anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti. 

Ai shprehet i bindur se nuk ka kurrfarë arsye për zgjedhje të parakohshme, pasi që, siç thotë ai, tani gjithçka është zgjidhur sa u përket numrave dhe dilemave se kush duhet ta formojë qeverinë.

Hoti: LDK e palëkundur, nuk ka koalicion me PDK-në

Zëri: Z. Hoti, a ka lëvizur LDK-ja nga qëndrimet e saj rreth çështjes së koalicionit dhe si po shkojnë bisedimet me Bllokun?

Hoti: Nuk ka asnjë lëvizje nga pozicioni i koalicionit LDK-AAK-Nisma. Blloku është i palëkundur në qëndrimin për krijimin e qeverisë së re. Ne po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili duhet t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja të vendit.

Zëri: A do të përfshihet edhe “Vetëvendosja” në qeverisje, apo do të shkohet me Listën “Srpska”?

Hoti: Ende nuk dimë nëse “Vetëvendosja” do të përfshihet në koalicionin qeverisës. Mbetet të bisedohet me të pas vendimit të Gjykatës dhe funksionalizimit të Kuvendit të Kosovës. Dëshirë e Bllokut LDK-AAK-Nisma është që “Vetëvendosja” të jetë pjesë e koalicionit, sepse do ta fuqizonte shumë qeverinë e ardhshme në vendimmarrje të rëndësishme që e presin Kosovën.

Zëri: Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se dëshira e tij është që të ketë një koalicion PDK-LDK. Madje ai ka thënë se në këtë drejtim mund të ketë edhe ndërhyrje ndërkombëtare. Si i vlerësoni ju këto deklarata dhe a pritni ndërhyrje ndërkombëtare?

Hoti: Koalicioni LDK-PDK nuk do të ndodhë. Kjo mbetet vetëm dëshirë e disa zyrtarëve të PDK-së. Ndërhyrje ndërkombëtare ka në drejtim të krijimit të qeverisë së re sa më parë që është e mundshme. Ndërhyrje të tjera nuk ka. Kosova duhet të tregojë maturi politike dhe të krijojë institucionet e reja në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Kjo maturi është vënë në pikëpyetje me sjelljet jodemokratike të PDK-së në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Nuk ka arsye për zgjedhje të reja

Zëri: Kur pritni që Kosova t’i konsolidojë institucionet e reja?

Hoti: Besoj se shumë shpejt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të funksionalizohet prapë Kuvendi dhe do të zgjidhet qeveria e re. Pres që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim shumë shpejt pas seancës dëgjimore, të caktuar më 21 gusht.

Zëri: A mund të ketë zgjedhje të reja, të parakohshme, në Kosovë dhe nëse do të ketë a do ta përkrahë LDK-ja Ramush Haradinajn përsëri?

Hoti: Nuk ka arsye të ketë zgjedhje të reja përderisa koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe të tjerët e ka minimumin e nevojshëm të votave për të formuar qeverinë. Zgjedhjet e reja po përmenden vetëm prej PDK-së, duke e ditur sigurt se do të mbetet në opozitë për një kohë të gjatë. Në fakt, mendoj se është në të mirë të PDK-së të dalë në opozitë pas daljes nga pushteti për 7 vjet. Të qenit në opozitë do t’i ndihmojë demokracisë në vend në mënyrë që kjo parti të lirohet nga elemente korruptive dhe kriminale që ka në vete, të cilat duke qenë në pushtet vetëm sa fuqizohen brenda partisë duke e mbytur demokracinë, lirinë e votës dhe përgjegjësinë e pushtetit ndaj qytetarëve të vendit.

Zëri: Çka pritni nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese?

Hoti: Jam i bindur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja sa më parë që është e mundshme. Vendimi duhet të marrë për bazë Kushtetutën e Kosovës dhe vullnetin e 2/3 e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës. Nuk besoj se Gjykata do të bjerë pre e vullnetit të 37 deputetëve të PDK-së të cilët me çdo kusht tentojnë të zaptojnë institucionet e vendit duke mos pasur numrin e nevojshëm të votave për të formuar qeverinë.

Po ashtu, duhet ditur se Kosova është Republikë parlamentare dhe mandati i të gjitha institucioneve të vendit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, buron nga Kuvendi i Kosovës. Është në vullnetin e deputetëve të zgjedhur të vendosin, me vullnet të lirë, se cilit grup parlamentar i takojnë dhe cilit koalicion qeverisës.

 

 


Komento
Komente (3)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Po kersasin edhe fort bile - sepse heshtja eshte miratim.Kurre direkt nuk e kritikuan kete qeveri te hajnave.Kush jeton jashte, e ka te qarte qe misioni i byrokrateve te BEs,sidomos ai i politikes se jashtme te z. Ashton ka pesu deshtim te plote ne Ks. me perkrahje qe ua bene ketyre krimineleve tane te korrumpuar qe nga çlirimi deri me sot.
heshtja-miratim
rekomanduar (0)
22 Aug 2014
09:56
 
ky njeri flet andrra une jam ni votus i LDK POR KURSESI NUKAM VOTU PER RAMUSHIN KRYMINISTER DHE NE KOSOV DUHET TE KET ZGJIDHJE DHE SOVRANI TA THOT FJALEN E VET DHE LDK TE SHKOJ PA MUSTAFEN DHE ATA QE E PERKRAHI MUSTAFEN DUHET SOVRANI TI QO NE SHPI DHE KY ZOTRI HOTI NUK MUNDET TE FLET NE EMER TE SOVRANIT SA I PERKET KTI KOLICJONI ME RAMUSHIN KRYMINISTER DHE JAM I BINDUR SE NESE SHKOHET NE VOTA MILITANT E LDK NUK DOTA VOTOJ KIT DHE MEKET ZOTI MUSTAFA KA GABU QE NI PAKICE 9 PEQIN TJA JEP KRYMINISTRIN.
nik mustafa
rekomanduar (0)
21 Aug 2014
22:22
 
Arsyeja,Dituria,Guximi,Logjika(VV) po trokasinè per çdo ditè ,ne deren e injorantit(LAN-it).Kjo derè ende nuk po hapet.
FUQIA ESHTE SHPIRTI YT
rekomanduar (1)
20 Aug 2014
09:32
 
Me shume nga Ditari