Ditari

Ballina / Ditari / Intervista
Mustafa: Kosova ka nevojë për një koalicion të madh
Albatrit Matoshi Publikuar: 25.08.2014 - 07:33
Foto: Driton Bublaku

Është i bindur se Partia Demokratike e Kosovës duhet që ta ketë kryetarin e Kuvendit, si fituese e zgjedhjeve, por edhe i vetëdijshëm se PDK-ja nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta bërë këtë.

“Kështu që e vetmja mënyrë për t’u shmangur zgjedhjet e parakohshme është një koalicion gjithëpërfshirës dhe kualitativ, i cili do t’i sillte vendit një stabilitet politik”, ka thënë Rrustem Mustafa në një intervistë për “Zërin”. Ai ende shpreson në bashkëpunim me partitë opozitare, madje ka premtuar se partia e tij do ta respektojë në detaje aleatin e ardhshëm të PDK-së, cilido qoftë ai.

Zëri: Kushtetuesja pothuajse ktheu në pikën zero zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, si e vlerësoni këtë situatë?

Mustafa: Jam i sigurt se asnjëri nga ne, dhe as ata të Bllokut, si po i quajmë tani, nuk janë befasuar me vendimin e Kushtetueses.

Zgjedhjet dhe procedurat zgjedhore në sistemin zgjedhor tek ne janë të atilla që do të duhej ta kuptonim se konkurrimi që bëhet për zgjedhje sjell një fitues, dhe ai fitues ishte PDK-ja me koalicione të saj. Prandaj, s’ka se si të mos pranohet si grupi më i madh politik e parlamentar në mandatin që sapo e fituam, ndryshe do të humbej rëndësia e zgjedhjeve. Janë të mundshme koalicionet paszgjedhore dhe normalisht ato prodhojnë efekte, por jo efekte për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve sipas rendit.

Do thotë Kushtetuesja ka sjellë vendimin normal dhe nuk e ka befasuar askënd në politikë e as mua.

Zëri: A është e mundur që vendimi i plotë i Kushtetueses mund t’ia njohë edhe Bllokut të drejtën për të propozuar kandidatin e tyre për kryetar?

Mustafa: Partia fituese e vendos se kush do jetë kryetar i Parlamentit.

Zëri: Kur pritni të thirret seanca e radhës konstitutive?

Mustafa: Këtë nuk mund ta di unë, por pres që brenda afateve ligjore të sillen vendimet dhe të fillojë punën edhe institucioni ligjvënës që është kaq e domosdoshme për vendin dhe ecjen drejt punëve që na presin.

Zëri: A do të propozoni të njëjtin kandidat, apo keni ndonjë kandidat tjetër?

Mustafa: Nuk kemi një vendim të prerë ende. Ne, kemi mundësi të jashtëzakonshme për udhëheqës të Kuvendit, nuk përjashtojmë asnjë mundësi tani për tani. Gjatë këtyre ditëve po presim lëvizje edhe të subjekteve politike dhe të shohim bashkërisht t’i zgjedhim mundësitë sa më të drejta dhe më të dobishme për ecjen e vendit drejt zhvillimeve të nevojshme demokratike.

Zëri: A i keni numrat për ta zgjedhur këtë herë kandidatin tuaj?

Mustafa: PDK-ja ka 37 deputetë, dhe vota tjera PDK-ja nuk ka. Kushtetuesja ka hapur rrugë për zhvillime të reja dhe besoj se në përgjithësi ka një vetëdijesim të partive politike dhe është lehtësuar rruga për afrim të mëtutjeshëm për koalicion me PDK-në.

Është mundësi e mirë dhe reale për një koalicion të madh ku do të ruhen prioritetet e vendit me kujdes si: ligji, rendi, edukimi, prioritete këto aq të nevojshme për qytetarët në përgjithësi. Me këtë rast, do të merreshin vendimet e nevojshme dhe të rëndësishme pa mundime, vendime këto që do t’i hapnin rrugë vendit për ecje drejt Evropës në mënyrë që t’u bashkohemi kombeve të qytetëruara që kanë prodhuar sisteme të qëndrueshme shoqërore në siguri, edukim dhe zhvillim.

Vendi ynë ka aq shumë nevojë dhe vetëm me koalicione normale që garantojnë numra të mjaftueshëm për qeverisje mund të shkojmë drejt këtyre zhvillimeve. Kuptohet se koalicionit të madh do t’i bashkëngjiten edhe minoritetet që edhe kështu i garanton Kushtetuta dhe do të prodhohej koalicion me shumicë kualitative. Ne kemi përpara këtë mundësi dhe nuk besoj se nuk do të duan të ndihmojnë vendin në ecjen e rëndësishme për në Perëndim dhe integrim evropian. Ne duam ta bëjmë këtë!

Zëri: Çka nëse nuk zgjidhet kandidati juaj?

Mustafa: Unë nuk do të doja të supozoja se do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, pasi me të njëjtin sistem zgjedhor vendit nuk do t’i ofrohej asgjë e re edhe pse besoj se PDK-së, kjo do t’i konvenonte ngase do hynim në garë me subjekte që vetëdijshëm kanë shkelur procedurat demokratike, dhe Gjykata Kushtetuese i ka vlerësuar si shkelëse të kushtetutshmërisë. Besoj se këtë qytetarët tanë e vlerësojnë dhe PDK-ja pa dyshim do të dilte fituese më e fuqishme se tani. Por gjithashtu besoj se PDK-ja do të gjejë rrugën më të lehtë për të vendosur për kryetar të Parlamentit!

Zëri: A besoni që deri në seancën e radhës do të bëni ndonjë koalicion me ndonjërën nga partitë politike, e cila do t’iu siguronte numrat në Kuvend?

Mustafa: Nëse flasim për opinionin qytetar dhe intelektual në vendin tonë tanimë koalicioni është gati. Ka diçka që (nuk shkon) nuk dua të shpjegoj më shumë në këtë pikë ngase jemi në momentet e reflektimit pozitiv dhe besojmë se do të reflektojnë në mënyrën e duhur edhe liderët që kanë besimin e mjaftueshëm për t’i dhënë zgjidhje këtë herë politik. Unë pres që shpejt të ketë rezultate ngase mund të ndodhë.

Pa marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese ne jemi gati për të bashkëpunuar me këto parti, edhe pse në rrethana tjera do të kishte pasoja ngase nuk është lehtë të bashkëpunohet aq gjatë në struktura serioze shtetërore me ata që vetëdijshëm kanë shkelur mbi procedurat demokratike, kur tashmë e dimë se demokracia udhëhiqet në bazë të procedurave në përgjithësi.

Ne garantojmë se do të lëvizim me qytetërim të madh dhe duke respektuar në hollësi aleatin e ardhshëm, se do të koordinohemi në të gjitha fushat për të lehtësuar lëvizjen e vendit drejt zhvillimeve të reja.

Zëri: Nëse përfundimisht nuk siguroni numrat për të votuar kryeparlamentarin, a do ta lejoni Bllokun ta bëjë propozimin e vet, apo do të kemi zgjedhje të parakohshme?

Mustafa: Ne tani vetëm mund të sigurojmë se do të jemi respektues të procedurave ligjore dhe kushtetuese, pa penguar Bllokun dhe askënd tjetër.

PDK-ja garanton qytetarët e vendit se do të ecim me “Misionin e Ri” drejt zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë, rrugë që garanton se kombi ynë do t’u bashkohet kombeve qytetëruese e moderne perëndimore.

 


Komento
Komente (11)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
po le more burr se je ba boz ti me kit kualicion me Ldk edhe te gjithe politikanet po luftoni veq per karrika nuk duhet me dal me votue ma se qena jan keta politikan
valdet
rekomanduar (1)
03 Sep 2014
09:11
 
kur do te bahesh AKADEMIK ..................
fifi
rekomanduar (1)
28 Aug 2014
09:04
 
THIRRE DAQIQIN-VUQIQIN,EDHE QE KUALICIONI I MADH,EDHE FORMONE serbin e madhe,
ATEISTI
rekomanduar (2)
26 Aug 2014
16:28
 
pa cenzur . ju pershendes redaksi e zerit veq pata deshir me dit se si po e kuptoni ket Gugjumin e tupanit se ky nuk din fol ky nuk din me komunikue .Komentin publikone
Guri i madh
rekomanduar (6)
25 Aug 2014
20:09
 
Ti zoteri mos I ndegjo ato urdhat e Hashimi se ai te len ne balte eshte dredhak por nje nenpatriot sikur Esat Toptani.Tashe I ka ardhur mometi qe ai te tregoj ato krimet pas luftes dhe te gjitha ato shitje qe I ka ber dhe popullin e ka len ne rruge
eli
rekomanduar (7)
25 Aug 2014
18:42
 
A po ke qef ti me bo nje koalicion e madh dhe masandej me rrjep pupullin .
Rustin
rekomanduar (9)
25 Aug 2014
12:43
 
Ne e dimë kte por ku e ke ti "kualicionin" me LDK-në!
Syla
rekomanduar (6)
25 Aug 2014
12:36
 
Shpëtimi i kosovarëve të qytetëruar nga "ata" që e kapën shtetin është në duartë e Lëvizjes VV?Këta tani duhet të menaxhojnë shtetin me PDKen si një fazë tranzicioni,e në zgjedhet e ardhshme "kapësit" vetvetiu eliminohen...Asesi s'ka ilaqe për shërim nga LANi...
yzil prizren
rekomanduar (1)
25 Aug 2014
11:45
 
Duhet mobilize e gjithe skena politike qe PDK-te ta gjuan ne opozite, ne te kunderten vendi u fundos
Dani
rekomanduar (8)
25 Aug 2014
10:09
 
Ky paska zbrit pazarin. Pasi LDK nuk don, po bajka qeveri gjithperfshirese
bardhi
rekomanduar (15)
25 Aug 2014
09:22
 
Sic jane duke shkuar hesapet ne vendin tone , tash Kosova ka nevoje qe te perfundon nene adminstrimin e Serbise . Njehere e pergjitrhmone . Ngase koha po deshmone se ne , perkatesisht keta qe po e udhehqin e qe po duane me udhehequr vendin tone sdine qe te udheheqin shtetin tone . Une mendoi se kushdo qe te vjene ne pushtet ne Kosove , asgje sdo te ndryshoi per te mire . Ngase ata qe do ta marrin pushtetin ne RK , ne plane te pare kane intersat personale , familjare , grupore , partiake e klanore . Jo ato kombetare e te popullit . Dhe , humbesi me i madhe , vazhone qe te jete populli i ngrate .
Lexuesi
rekomanduar (12)
25 Aug 2014
09:06
 
Me shume nga Ditari