Ditari

Ballina / Ditari / Arkiva/Histori
Ebola, e tërë popullata e Sierra Leonas në karantinë
Publikuar: 06.09.2014 - 16:05

Qeveria e Sierra Leonas ka njoftuar sot se e tërë popullata e vendit do të qëndrojë e mbyllur në shtëpi nga 19 deri më 21 shtator për të luftuar kundër epidemisë së Ebolas, e cila vazhdon të përhapet shumë shpejtë.

Sierra Leone është ndër tri vendet (me Guinenë dhe Liberinë) më të prekura nga epidemia. 491 persona kanë vdekur në këtë vend nga kjo sëmundje.

Sipas vlerësimeve të vitit 2013, vendi ka 6 milionë banorë.

Që nga fillimi i vitit, në tri vendet e sipperërmendura, epidemia ka mbytur më shumë se 2.000 persona, pra gjysmën e personave të infektuar, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë. /Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ditari