Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Tech
Viber tashmë ofron edhe thirrje me video
Publikuar: 12.09.2014 - 18:55

Viber ka përditësuar aplikacionet e saj në pajisjet iOS dhe Android me një veçori që shumë përdorues kanë kohë që po e kërkojnë – video thirrjet në pajisjet mobile.

Që nga ky moment ju mund të komunikoni edhe me video me miqtë tuaj në Viber. Krijimi i kësaj veçorie, rivalizon fort aplikacionin Skype- një nga shërbimet më popullor që lejon video-thirrjet në pajisjet mobile.

Para pak kohësh, Viber pati ofruar veçorinë e video-thirrjeve në aplikacionet e saj në desktop. Viber, që tani është në pronësi të kompanisë japoneze Rakuten, ka vendosur që ta ofrojë këtë veçori tek dy nga aplikacionet e saj më popullore në pajisjet mobile.

Viber për iOS dhe Android janë përditësuar sot në versionin 5.0 me veçorinë e video-thirrjeve. Përditësimi sjell gjithashtu kodet QR, të cilat mund të përdoren për të shpërndarë detajet e kontakteve.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Viber, Talmon Marco , tha për The Next Web, se po punojnë për tri përditësime të tjera të cilat do të realizohen deri nga fundi i këtij viti. Një nga këta përditësime lidhet me lojërat. Përditësimi tjetër mund të sjellë integrimin me platformën e shitblerjes të kompanisë Rakuten.

Aplikacioni i ri Viber me video-thirrjet mund të shkarkohet tani në pajisjet iOS dhe Android.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51