Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Tech
Shkencëtarët kapin për herë të parë zhurmën e një atomi
Publikuar: 13.09.2014 - 17:40

Para vetëm një dite një atom artificial është shfrytëzuar për të performuar gjëra të jashtëzakonshme me dritën, por tani e kanë rradhën tingujt.

Në një studim të botuar në ‘Science', autori kryesor Martin Gustafasson përshkruan se si një atom i bërë artificialisht, së bashku me zhurmën më të dobët që është e mundur të regjistrohet, krijojnë një mjet që shërben për të studiuar botën kuantike.

Atom artificial është material i krijuar për të funksionuar në aspektin elektronik sikur një atom i vetëm. Ata mund të formohen prej miliona apo miliarda atome, por ndajnë me to veçorinë atomike, gjë që i bën ata të akumulojnë sasi të caktuar të energjisë, të cilën pastaj mund ta lirojnë këtë energji në formë të dritës. 

Një grup i autorëve të revistës me nam "Science”, kanë shpjeguar se një veti e rëndësishme e atomeve është se ata janë shumë më të vegjël se sa gjatësia e valëve të dritës optike, dhe për këtë ata duken vetëm si një pikë. Për të arritur efektin e njëjtë me formacionet e krijuar nga shumë atome, duhet të përdoren gjatësi më të mëdha të dritës sic është rrezatimi i mikrovalëve.

Autorët kanë konsideruar mundësinë e përdorimit të valëve të tingujve në vend të spektrit elektromagnetik, dhe kanë diskutuar mbi atë se cfarë do të pritej nëse këto valë të tingujve do të ciftëzoheshin me atomet artificiale.

Gati 2 muaj më parë, kjo teori u bë realitet me ciftëzimin e atomit artificial 0.01 milimetra të gjatë, me fonone, që janë njësitë më të vogla të mundshme të valëve të zërit.

“Rezultatet që kemi arritur shfaqin ngjashmëritë në mes të fononeve dhe fotoneve,  por gjithashu na janë prezantuar mundësi të reja që vijnë prej karakteristikave unike të tingujve mekanik kuantik” shkruajnë autorët./Zëri/


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech