Shpallje

Ballina / Shpallje / Shpallje
KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS
Publikuar: 16.09.2014 - 09:12

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të nenit 110 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 4 paragrafi 1 pika 1.2 dhe neni 17 dhe 18 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nenit 19 të Ligjit mbi Prokurorin e Shtetit, dhe nenit 3 të Rregullores mbi Procesin e rekrutimit, emërimit dhe ri-emërimit të Prokurorëve, Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i dates 5 shtator 2014, shpall,

                                               KONKURS PUBLIK

Për vende të lira pune për Prokurorë:

a) Nënte (9) pozita për prokurorë në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë;

b) Një (1) pozitë për prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Gjilan;

c) Një (1) pozitë për prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Pejë;

d) Dy (2) pozita për prokurorë në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Ferizaj;

e) Tri (3) pozita për prokurorë në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Gjakovë;

f) Dy (2) pozita për prokurorë në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Kualifikimet dhe kriteret minimale të kërkuara:

Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pozita për të cilat aplikojnë jo më
vonë se data e mbylljes së këtij konkursi.

(Konkursin  e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Shpallje