Shpallje

Ballina / Shpallje / Shpallje
KOMUNA E PRISHTINËS
Publikuar: 17.09.2014 - 08:56

Në bazë të nenit 11, paragrafi 1, nenit 18, paragrafi 1 dhe 3, nenit 20, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-149, për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, shpallë këtë

                                             K O N K U R S
                            PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

KABINETI I KRYETARIT

1. POZITA: Udhëheqës i personelit – një (1) ekzekutues
KOEFICIENTI : 9.5
LLOJI I POZITËS: i karrierës
POZITA FUNKSIONALE: nëpunës civil i nivelit drejtues
ORARI I PUNËS: 40 orë në javë
PËRGJEGJËSIA MBIKËQYRËSE : po
MBIKËQYRJA: Kryetari i Komunës
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS :

- Harton dhe publikon konkurset për plotësimin e vendeve të lira të punës;
- Cakton Komisionin intervistues për pranim të kandidatëve, të cilët kanë konkurruar në bazë të konkursit të shpallur;
- Bën emërimin e shërbyesve civilë në organin e punësimit;
- Përpilon formën e kontratës-akt emërimit dhe bën nënshkrimin e kontratave të punës-akt emërimeve;
- Inicon procedurën disiplinore ndaj shkelëseve të kodit të mirësjelljes;
- Kujdeset për të drejtat e të punësuarve në Shërbimin civil të Komunës, në pajtim me dispozitat që janë në fuqi, e që e rregullojnë marrëdhënien e punës;
- Kryen edhe detyra të tjera, të cilat i caktohen nga autoriteti i Kryetarit të Komunës;
- Për punën e tij i përgjigjet Kryetarit të Komunës.

(Konkursin  e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Shpallje