Ditari

Ballina / Ditari / Intervista
Fituesit në Kosovë sundojnë pakufishëm
Selvije Bajrami Publikuar: 20.09.2014 - 22:30

Ish-anëtari i Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Andrea Kapussela, kritikon partitë politike për krizën institucionale në vend. Ai thotë se kësaj situate i ka kontribuar më së shumti PDK-ja, e cila nuk është e gatshme në asnjë mënyrë ta dorëzojë qeverisjen. Capusella akuzon edhe presidenten Jahjaga, e cila nuk është e gatshme të marrë asnjë përgjegjësi, që është më e ndjeshme për të ardhmen e Kosovës. Ai thotë se është gabim nëse për çdo gjë presidentja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetues.

Ish-zyrtari i lartë i ICO-së në Kosovë, tha se është mirë që LDK, AAK, Nisma të pranojnë një kandidat nga radhët e PDK-së për kryeparlamentar, ndërsa më pas, pas dështimit të PDK-së për ta bërë qeverinë, ta bëjnë ata.

Zëri: Si e vlerësoni situatën e bllokuar politike në Kosovë? Si mund të procedohet ky proces?

Capussela: Pengesat janë kryesisht politike. Ato kanë ndodhur, për shkak të ndarjes së thellë faktike në elitën politike të Kosovës.

Në këtë elitë përfshihen: PDK, LDK, AAK, AKR, Nisma, dhe SLS-ja e më hershme. Deri më tani ato bashkëjetonin, pa shumë fërkime, në një sistem qeverisës që lejoi të gjitha subjektet për të marrë përfitime private, të tilla si: të holla, për shembull, nga burimet publike. Ato parti që janë përfshirë në Qeveri kanë fituar më shumë, por edhe ato që janë në opozitë kanë fituar diçka, të mjaftueshme që paraqitet si pengesë për të denoncuar, luftuar apo ekspozuar korrupsionin, në kuptimin më të gjerë.

Tani PDK-ja dhe aleanca LDK, AAK, Nisma janë bërë me sa duket kundërshtarë të vërtetë. Problemi është logjika e sistemit qeverisës e Kosovës, në të cilën ata që fitojnë sundojnë pa kufizime. Pra, në qoftë se marrëveshja e bashkekzistencës thyhet, politika bëhet e afërt me një luftë për mbijetesë...Tani ka një betejë të tërë, pasi PDK-ja nuk mund të përballojë për të lejuar Bllokun të marrë pushtetin dhe as këta të fundit nuk mund të përballojnë për të lejuar PDK-në të mbajë atë.

Kjo betejë është duke u luftuar në bazë rregullave kushtetuese, pasi ato nuk janë të shkruara në mënyrë precize.

Pyetja është, kush në mes të PDK-së dhe Bllokut vezullon e para. Nëse PDK-ja nuk do të propozojë një kandidat konsensual, unë mendoj se do të ishte mirë që LDK, AAK, Nisma të pranojnë një kandidat nga radhët e PDK-së. Kjo do të ndihmojë demokracinë e Kosovës. PDK-ja do të ketë mandatin e parë dhe nëse ajo dështon ta bëj qeverinë, ata (Blloku) kanë të drejtë për mandatin e dytë dhe ata kanë vota të mjaftueshme me sa duket.

Zëri: Duke pasur parasysh faktin se ka dy blloqe politike të barrikaduara, a i duhet Kosovës ndërhyrja ndërkombëtare në këtë situatë?

Capussela: Kosova është deklaruar të jetë një demokraci që funksionon mirë, që nga periudha kur përfundoi mbikëqyrja e saj ndërkombëtare....Kosova duhet të zgjidhë ngërçin me forcat e veta. Kjo, me të vërtetë, është ajo që diplomatët në Prishtinë thonë. Unë shpresoj se veprimet e tyre janë të lidhura me fjalët e tyre.

Zëri: A duhet presidentja Jahjaga të ndërhyjë në këtë situatë?

Capussela: Pengesa tani është emërimi i kryetarit të Kuvendit, për të cilën ajo nuk ka kompetenca formale. Ajo mund të kontribuojë vetëm me bindje morale. Në përgjithësi, të gjitha që ajo ka nevojë për të bërë është të respektojë Kushtetutën. Ajo i ka kompetencat e kufizuara... Ajo duhet të ushtrojë të drejtën në mënyrë të arsyeshme, në interesin më të mirë të kombit dhe nën përgjegjësinë e saj politike ndaj kombit që ajo përfaqëson. Mbi të gjitha, ajo nuk duhet, siç bëri deri më tani, t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese se çfarë të bëjë, sa herë që ajo përballet me një alternativë për të cilën Kushtetuta nuk ka një përgjigje të gatshme.

Kur, si në këtë rast, Kushtetuta i jep asaj liri veprimi, ajo nuk duhet të hezitojë në vendimmarrjen që duhet bërë: sepse është gjë e gabuar nëse nuk e ushtron kompetencën që i takon...Në qoftë se ajo ka frikë për pasojat e vendimmarrjes, si përgjegjësi e saj personale politike ndaj kombit, ajo duhet të japë dorëheqjen, për shkak se ajo nuk është e përshtatshme për këtë Zyrë.

Zëri: Çdo rezultat i kësaj situate mund të ndryshojë përbërjen e Qeverisë, duke konsideruar krijimin e Gjykatës Speciale. Siç u njoftua më parë, njerëzit që do të akuzohen mund të jenë figura të profilit të lartë?

Capussela: Qeveria dhe Kuvendi tashmë kanë vendosur për themelimin e Gjykatës, e cila tani është një detyrim i shtetit, të paktën nga perspektiva e Kosovës. Për më tepër, kjo është ajo që qeveritë perëndimore, gjithashtu dëshirojnë.

Duke marrë parasysh këto premtime dhe faktin se Kosova ende ka nevojë, pjesërisht, për mbështetje politike dhe ekonomike të perëndimit, unë supozoj se Gjykata do të krijohet. A është një ide e mirë formimi i saj, kjo është një çështje tjetër dhe kam disa rezerva në lidhje me të.

Zëri: Një gjykatës amerikan dha dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese. Ai ishte i vetmi kundër vendimit që ishte në favor të PDK-së. A mendoni se ai me të vërtetë ka ndonjë arsye personale për këtë veprim?

Capussela: Më duket e panevojshme për të diskutuar arsyet e vendimit të tij. Ky person ka cituar arsyet personale dhe kjo është ajo. Përkundrazi, unë nuk e shoh këtë gjyqtar si një kërcënim për PDK-në. Në të kundërtën, të dhënat publike tregojnë se në të kaluarën ai shkëlqeu në mbështetjen e vendimeve që ishin të gabuara dhe të favorshme për PDK-në dhe aleatët e saj.

Mospajtimi i tij më i fundit, për më tepër, ishte i dobët dhe në mënyrë paradoksale i dobishëm për të dy faktorët, Gjykatën dhe PDK-në. Së pari, mendimi kundërshtues nuk kritikoi pjesët më të këqija të arsyetimit të Gjykatës. Së dyti, ajo përmbante një argument që ndihmon PDK-në në një çështje thelbësore. Kjo pjesë e mendimit të kundërt, e cila tani ka një karakter zyrtar dhe mund të jetë cituar nga Gjykata në vendimin e saj të ardhshëm, thotë se në qoftë se ka një bllokim në emërimin e kryetarit të Kuvendit, Kuvendi mund të shpërndahet.

Argumenti nuk ka ndonjë bazë kushtetuese. Megjithatë, kjo do të ndihmojë Gjykatën për të thënë se, po, Kuvendi mund të shpërbëhet, nëse në të ardhmen, Qeveria apo presidenti e paraqesin këtë pyetje në Gjykatë...

Zëri: Gjyqtari amerikan nuk është i vetmi që e la punën në Kosovë. Ju e dini më mirë në lidhje me anëtarin amerikan në AKP. Çfarë mund të thoni në lidhje me këtë?

Capussela: Unë kurrë nuk e kam takuar atë person. Ai mori fronin tim në Bordin e Drejtorëve, pasi u largova nga Kosova.

Zëri: Në tërë këtë situatë politike, ne kemi edhe rënie të investitorëve të huaj, buxheti nuk është rishikuar, si e shihni situatën në aspektin ekonomik?

Capussela: Sigurisht se kjo krizë politike nuk ndihmon. PDK-ja u zhvendos përsëri në drejtim të shpenzimeve të papërgjegjshme, me rritjen e pagave të bëra gjatë fushatës zgjedhore. Dhe tre muaj të humbur për të bërë politikë nuk janë pa pasoja për një vend në kushtet e Kosovës. Kjo është një shenjë e papërgjegjshmërisë absolute nga ana e pothuajse të gjithë palëve të përfshira. Presidentja, e cili zmbrapset nga detyra e saj dhe gabimisht apeloi në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata, duke përdredhë Kushtetutën, krijoi kushtet për një bllokim të pazgjidhshëm. Deputetja, e cila duhet të thërrasë Asamblenë, vazhdon shtyrjen e saj. PDK-ja, e cila e ka orkestruar të gjithë këtë, por edhe LDK, AAK, Nisma mund të fajësohen, sepse duke bërë një sakrificë të vogël, nesër mund ta thyejnë bllokimin.


Komento
Komente (5)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Problemi qendron se ne qofse VLAN-i tani leshon pe per kryeparlamentar atehere PDK-ja prap do ta luaj lojen e njejte per formimin e qeverise.
Mentor Krasniqi
rekomanduar (6)
21 Sep 2014
00:44
 
Hec more ti... Po i laritesh Bllokut dhe je duke lyp ndonje 'asht' qe si keshilltar me u kthy prape ne Kosove.
Dentar
rekomanduar (4)
20 Sep 2014
11:14
 
O zotri Presidentja ka dal prej ZARFES se Ambasadorit Amerikan dhe punon sikur Kushtetusja per PDK-ne se ajo ka pas mandat vetem per dy (2) vjet, e tani fal ketyre PDK dhe Kushtetuses po e mban ende vendin e dikuj tjeter. Kjo asht Kosova e sodit Diktatur dhe sundim klanor. Kalofshi mire.
bafa
rekomanduar (13)
20 Sep 2014
10:15
 
Sa çudi...krejt kritikuesit ndërkombëtarë t'qeverisjes në Kosovës prej 99's e deri te ai amerikani i gjykatës kushtetuese janë "Ish-a".
iLiri
rekomanduar (7)
20 Sep 2014
10:05
 
PDK,përkatësisht disa nga "kapuçët" e saj,si Kuçi,Hali,Bajrami,deklarohen se partia e tyre është e gatshme për kompromis/bashkujdi/,por me kusht që në parlament të vendoset vetëm në favor të kësaj partia, e cila me shumë inat,këmngul që mos të lëshojë asnjë mm pushtet.Deshtoi,në seancën në vazhdim,edhe "aduti" Arsim Bajrami,që deklaron se prapë do jetë në "shitje",ndonëse është i sigurt se nuk do ketë "blerës" në numër mbi 50%.Nga kjo figurë,që kushtetutën e konsideron vepër të tij,dhe e interpreton,sipas disponimit në raste të caktura,është e pamoralshme,që bëhet "kukull" loje fëmiës,pafytyrësia në këtë rast,si duket kap kulmin e saj.Nga ajo që është komentuar rreth grupeve parlamentare, është parë se Kushtutetuta nuk ka dispozitë për grupe parlamentare.Logjikisht deputetët e një partie për funksionim kompakt,bashkohen në grup.Nëse PDK kishte një aleancë,atëherë nuk mund të thuhet se kjo parti kishte më shumë deputet të votuar,nga deputetët 37 të saj, ka një minus të deputetëve të tje
Burim BARDHDRINI
rekomanduar (18)
20 Sep 2014
09:38
 
Me shume nga Ditari