Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
Shea: Intervenimi i NATO-s në Kosovë ka shpëtuar shumë jetë
Publikuar: 30.04.2013 - 19:57

NATO-ja në vitin 1999 kishte besuar se operacioni i sulmeve ajrore kundër Republikës Federative të Jugosllavisë do të zgjaste 48 orë, e jo 78 ditë, deklaroi strategu i NATO-s dhe zëdhënësi i aleancës gjatë kohës së fushatës së bombardimeve, Jamie Shea.

Shea, i njohur edhe si zyrtari që përdori për herë të parë thënien “dëme kolaterale”, është i mendimit se aksioni i NATO-s ka qenë i suksesshëm, edhe përkundër faktit se ai ka mundur të jetë më efektiv, duke shprehur me këtë rast keqardhjen e tij për gabimet e bëra, respektivisht për viktimat në radhët e civilëve.

“Hedh poshtë me vendosmëri të gjitha spekulimet se ndonjë nga këto aksione kanë qenë të qëllimshme. Kemi probleme që të identifikojmë gjithmonë në mënyrë të përkryer shënjestrat nga ajri”, deklaroi Shea në intervistën dhënë të përditshmes austriake, “Die Presse”.

Sipas fjalëve të tij, ka pasur shumë gjëra, të cilat kanë shkuar mirë në Kosovë, duke shtuar se në Kosovë është intervenuar shpejtë, ndërsa tmerri në Bosnje për një kohë të gjatë është injoruar.

“Kemi nxjerrë mësimet nga Srebrenica, ndërsa në Kosovë nuk jemi kërcënuar kot së koti, siç kemi bërë në Bosnje. A ka qenë intervenimi në Kosovë i përkryer-jo, nuk ka qenë. Por ka qenë një intervenim më i mirë se ai në Bosnje”, tha Shea.

Ai më tutje shtoi se dëbimet masive në Kosovë nga ana e forcave serbe kanë nisur para fillimit të intervenimit të NATO-s, duke shtuar se pa intervenimin e NATO-s, numri i viktimave në Kosovë do të kishte qenë shumë më i lartë. /rtv21/


Komento
Komente (7)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
me qene i mire pakti nato .franjo tugjmani kishte kerkuare ndihme prej tyre osee sllovenia .pakti nato eshte force nderkombtare e cila okupon vende ..i mjel ua merr kafshaten prej goje ..pakt i cili varfon nje shtet ..dhth ..pak .okupatore okupues asgje te mire nuk ka ..nga ky pak ..bosnjen e sakatuan kosoven po ashtu .
feha
rekomanduar (0)
02 May 2013
12:05
 
Jimmy HSea njeri nder peronat ma qmuar te Kosoves. Ju jeni heroj i Lirise se Kosoves e jo azem vllasi tradhtari apo demaq zeza..
Besim Besimi
rekomanduar (0)
02 May 2013
10:29
 
Z.Shea nese e din matematiken logarite vet: Deri ne sulmin e Natos kemi pas me pak se 1000 viktima ne Kosove ,me intervenimin e Natos shtohet numri i viktimave ne 18000 mij.Nuk eshte desht te sulmohet prej ajri por me trupa kambsorike per me e shpetua popullin.Por ju nuk ju ka interesue populli por po dihet se qka, kur edhe pas 14 viteve nuk eshte reg. kurxha.
Naki
rekomanduar (1)
01 May 2013
10:53
 
Z.SHEI JENI NJERI SI PEJGAMER.I KOSOVES.JENI MIKU MAJ MIR:RIZA B.BRUKSELL.
riza
rekomanduar (0)
01 May 2013
10:24
 
I SHPETYAT NGA SHKAU PO VDESI NGA URIJA QKA DOT ISHTE MA MIR VDEKJA ATE-HER APO VTRKJA TANI NGA URIJA
Gllogjansi
rekomanduar (4)
01 May 2013
10:12
 
hmmm, Qe 14 vite Thaqi e Ramushi na thonin se keta 2 me uck-ne na shpetuan, nuk e di tani kujt ti besoj, Ramushit, ty, Pink Panterit apo Miki Mausit !!!??? Kjo lufte na krijoi me teper "qlirimtar" se viktima.
Picimuli Miciculi
rekomanduar (3)
30 Apr 2013
22:31
 
tgi je hero i kosoves..edhe pse ke qene zedhenes i NATOS.
ballisti
rekomanduar (3)
30 Apr 2013
20:26
 
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51