Zip

Ballina / Zip / Yjet
Ja pse pozoi e zhveshur
Publikuar: 22.09.2014 - 08:43

Këngëtarja e njohur, Alicia Keys, ka postuar një fotografi ku është e zhveshur dhe këtë e bëri për një kauzë të mirë. Këngëtarja e famshme e cila po pret një fëmijë kishte vizatuar shenjën e paqes në bark që është simbolikë e lëvizjes “We Are Here”, ndërsa me duar mbulonte gjoksin.

 “We Are Here” ka si qëllim bashkimin e njerëzve dhe sensibilizimin e tyre për të ndryshuar gjërat në botë, në vend që të shikojnë të heshtur dhe duarkryq të këqijat. “Dua të ndërtoj një ushtri”, tha Alicia Keys duke shpjeguar se ka pozuar lakuriq për të tërhequr vëmendjen e njerëzve e për ta bërë të famshme kauzën e saj.  Alicia ka shpjeguar para disa kohësh për “New York Times” se që nga vrasja e Michael Brown-it në Ferguson dhe ngjarjeve të fundit në Lindjen e Mesme, e ka marrë më seriozisht “rolin e saj në botë”.

“Një miku im më pyeti se pse ekzistoj. Nuk dija si të përgjigjesha pasi ishte hera e parë që më bëhej ajo pyetje”, ka deklaruar këngëtarja e bukur, Alicia Keys, e cila në muajin dhjetor pritet të lindë fëmijën e saj të dytë.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51