Ekonomia

Ballina / Ekonomia / Ekonomia
Nëntoka e Kosovës vlen 7.6 miliardë euro
Liridon Llapashtica Publikuar: 23.09.2014 - 07:28

Sikur të gjitha resurset fitimprurëse minerale të shfrytëzoheshin, brenda një periudhe kohore prej 25 vjetësh, Kosova do të përfitonte 7.6 miliardë euro dhe paralelisht me këtë do të hapeshin 20 mijë vende të punës.

Për më tepër, në Strategjinë Minerare të Kosovës 2010-2025 thuhet se në mungesë të hulumtimeve gjeologjike gjatë 20 vjetëve të kaluara, Kosova ka mundësi të mira për të zbuluar vendburime minerale të reja, si dhe zgjerimin e rezervave aktuale.

Ekspertë të energjetikës edhe përkundër këtyre shifrave janë skeptikë. Ata thonë se është e vështirë që këto resurse të shfrytëzohen brenda kësaj periudhe kohore. Lum Gashi, i cili studion në Austri në fushën e minierave, ka sqaruar se vendet në zhvillim të Evropës janë fokusuar në prodhimin e energjisë alternative.

“Burimet e ripërtërishme të energjisë përbëjnë një element të rëndësishëm të sektorit energjetik të Kosovës. Megjithatë, për shfrytëzimin e këtyre burimeve Kosova deri më tani nuk ka pasur një organizim dhe hulumtim të duhur se sa ka resurse të këtyre burimeve”, ka thënë Gashi.

Në Strategjinë Minerare të Kosovës 2010-2025 parashihen vetëm resurset e qymyrit të vlerësuara në gjithë Kosovën të jenë 12.5 miliardë tonë, prej të cilave 8.6 miliardë tonë janë rezerva të shfrytëzueshme.

“Qymyri (linjiti) është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës, i cili furnizon rreth 97 për qind të prodhimit total të energjisë elektrike”, thuhet në Strategjinë e Qeverisë së Kosovës, për minierat.

Baseni i Kosovës, i Dukagjinit dhe ai i Drenicës, janë basenet me të rëndësishme qymyrmbajtëse dhe vlerësohen si shumë të nevojshme.

Nga ana tjetër, për dy mihjet sipërfaqësorë ekzistuese, Mirash dhe Bardh, thuhet se gjenden në fazën përfundimtare të shfrytëzimit. Të dyja përbëjnë një fushë të përbashkët qymyrmbajtëse, ndërsa kapaciteti prodhues i tyre ka qenë 28 milionë metër kub djerrinë dhe rreth 17 milionë tonë qymyr.

“Prodhimtaria maksimale, nga këto dy mihje, është realizuar në vitin 1988 dhe atë në djerrinë 20.830.450 metër kub dhe qymyr 10.6 milionë tonë”, thuhet në këtë dokument.

Nga resurset e tjera, për naftë dhe gaz, do të fillojnë hulumtimet. Deri më tani, të dhënat bazohen në hulumtimet e kryera në vitin 1963 nga “Nafta-Gazi” i Novi Sadit. Ato kanë rezultuar me përcaktimin e gjashtë njësive tektoniko-faciale, si potenciale për paraqitjen e hidrokarbureve.

Sipas Strategjisë, posaçërisht është veçuar njësia e pjesës veriore të basenit të Dukagjinit, ku është konstatuar se duhet të vazhdojnë hulumtimet, për mundësinë e pranisë së naftës dhe të gazit në Kosovë.

Në minierën e Artanës, 2.700 kg ari

Ndërkaq, sa u përket mineraleve metalore vendburimet me të rëndësishme të plumbit dhe zinkut gjenden në të ashtuquajturin “Brezi metalogjenik i Trepçës”.

Në ketë mes hyjnë miniera “Trepça”, në Stanterg, Badofci, Kishnica, Artana, Bellobërda dhe Cërnaci.

“Miniera e Stantërgut, me vendbanimet që e rrethojnë, ka rezerva të metaleve në xehe 1,542,990 tonë plumb, 1,248,672 tonë zink dhe 2,634,294 kg argjend”, thekson Strategjia Minerare e Kosovës.

Në minierën e Artanës, përmbajtja e arit është më e madhe dhe kjo minierë njihet si vendburimi me përbërjen me të lartë të arit në Kosovë.


Komento
Komente (9)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Mendova se nentoka qeveritarve te kosoves se edija se ajo dhjetfish me e pasur eshte per minierat nuk eshte cudi qe nenvlersohen se me siguri ja kane msy edhe ato mei fale sikur kekun qeveritarve me emra turk.
burimi
rekomanduar (1)
24 Sep 2014
10:13
 
Nentoka 7 miljard mbi toka 7 miljard me 15 miljard dmth pe blejshe kosoven krejt :)
Mentori
rekomanduar (0)
24 Sep 2014
00:07
 
Kuuuuu e tmerrshme, gjithmon kam menduar qe eshte shum me e pasur kjo nentokë, merre me mend ne Llazarat jane sekuestruar 6.5 miliard euro kanabis, me siguri jane te korrat e vitit te kaluar. Kurse e ter nentuka e Kosoves vleresojet 7.5 miliard euro, e quditshme diqka po me duket, shiqo mos keni gabu diqka me shifrat ju te zerit.
Atdhe Gashi
rekomanduar (3)
23 Sep 2014
23:09
 
aiiii kaq pare veq lazarati ne vit i qitke, sen s paska prej Trepces, veq nese jeni gabim ju gazetaret...
Ari
rekomanduar (9)
23 Sep 2014
15:18
 
Realiteti i hidhur amo qikaq ma shume ska.. jena msu tu na rrejt te vjetrit qysh Kosova e pasun shume .. Trepca, Qymyri e qisi sene. Se mos tfolum ma pet luftar e te dijshum.
Afrim L
rekomanduar (10)
23 Sep 2014
13:16
 
Pajtohem me pitpitakun. Vetem rezervat e Trepçes llogariten t'jene diku 1 trilion dollarë.
Agimi
rekomanduar (2)
23 Sep 2014
13:15
 
pitpitaku...duke mos i llogaritur ato që pushtetaret tonë do ti vjedhin...
strellci
rekomanduar (0)
23 Sep 2014
12:17
 
20 mijë vende pune brenda një periudhe prej 25 vjetësh... po hashimi doti "punësoj" 200 mijë për 4 vite...ndoshta edhe me"shum"...
strellci
rekomanduar (6)
23 Sep 2014
12:15
 
Ky eshte me siguri nje gabim sepse shuma 7,6 miliarde euro eshte shume shume e vogel!
pitpitaku
rekomanduar (6)
23 Sep 2014
10:49
 
Me shume nga Ekonomia
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51