Zip

Ballina / Zip / Yjet
Top-sekretet e të famshmëve
Publikuar: 23.09.2014 - 08:08

Disa nga figurat e famshme të Hollivudit janë munduar t’i fshehin me çdo kusht sekretet e tyre nga sytë e publikut, por këtë gjë nuk e arritën. Sekretet e tyre u mësuan dhe ato shumë shpejt u gjenden në mediat botërore. Ja cilat janë top-sekretet e tyre.
Angelina Jolie, shkaktoi një “tërmet të vërtetë”, kur revista, “New York Times”, zbuloi se ajo iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë (heqjen e të dy gjinjve). Një nga aktoret më të bukura në botë ka arritur që intervenimin kirurgjik ta mbajë në fshehtësi nga publiku për muaj të tërë, por kjo pas një kohe u morë vesh.

E lindur si Liv Rundgren, Liv Tyler, u rrit duke menduar se Todd Rundgren ishte babai i saj biologjik, por në moshën 8-vjeçare kur u takua me rokerin, Steven Tyler, filluan të lindin disa dyshime.

Më në fund, nëna e saj, Bibi Bjul, pranoi se këngëtari i grupit “Aerosmith”, është babai i saj dhe se ajo e mbajti këtë sekret, për shkak të jetës skandaloze të Steven-it.

Ylli i serisë “Modern Family”, Sofia Vergara, u diagnostikua me kancerin e gjëndrave tiroide, në vitin 2000. Ky informacion është fshehur për tetë vjet, derisa u botua në revistën “Health”. “Nuk kam dashur publicitet”, tha Sofia. “Kanceri nuk është aspak argëtues. Asgjë tjetër nuk është interesante kur kaloni nëpër të gjitha këto”, shtoi ajo.

Gwyneth Paltrow, zbuloi së fundi, se gjashtë vjet më parë kishte mbetur shtatzënë për herë të tretë, por ka përjetuar një dështim të vështirë në muajin e katërt të shtatzënisë, ku pothuajse vdiq.

Dy vjet, pasi Sandra Bullock fshehurazi kishte adoptuar, Louis Bardo-n, Charlize Theron, zbuloi sekretin e saj që jehoi si një bombë. Ylli i filmit “Snowwhite And The Hunsman”, njoftoi se ka një fëmijë, të quajtur Jackson.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51