Zip

Ballina / Zip / Yjet
Të përballur me sëmundje serioze
Publikuar: 24.09.2014 - 08:31

Edhe pse kanë famë dhe para, yjet e shoubiznesit nuk mund t’u shpëtojnë sëmundjeve. Shumë prej tyre janë përballur me sëmundje tejet serioze, ku disa prej tyre i kanë tejkaluar me sukses, e disa jo. Ne ju sjellim katër yje të Hollivudit, të cilët vërtet e kanë pasur punën pisk me shëndetin. Aktori Channing Tatum preferon shumë natyrën dhe shpesh bën kamp jashtë.

Kështu, pas një kampingu me miqtë e tij, ai ishte kthyer në shtëpi me një sëmundje serioze të lëkurës, të cilën më pas e kishte transmetuar edhe tek anëtarët tjerë të familjes. Sipas një raporti mjekësor, ai ishte infektuar me helm dushku dhe ky infeksion që përfshinë tërë trupin, shumë shpejt ishte përhapur edhe tek gruaja e tij Jenna Dewan dhe vajza e tij e vogël Everly. Ndoshta nuk e keni ditur se bukuroshja Kim Kardashian ishte dhe ende është duke luftuar sëmundjen serioze të lëkurës psoriazën.

Kjo sëmundje ka të bëj me infeksion kronik i cili paraqitet në formën e pllakave të kuqe në lëkurë dhe ajo mund të paraqitet pjesërisht bë trup apo të mbuloj tërë trupin. Edhe pse është një sëmundje që kurohet, ajo mund të paraqet stres të madh që mund të rezultojë me pirje të alkoolit dhe duhanit.

Kim ka bërë të ditur se përdor grim bronzi për të mbuluar pjesët e lëkurës së infektuar. Padyshim se falë kostumeve të çuditshme por edhe këngëve kontroverse, të gjithë e njihni Lady Gaga-n, por ndoshta nuk e keni ditur se fituesja e çmimeve Grammy, dikur ka pasur problem serioz me buliminë dhe anoreksinë.

Kjo gjendje e cila ka të bëj me çrregullime në të ngrënë, për pak sa nuk e kishte quar në vetëvrasje bukuroshen, por falë trajtimeve, ajo kishte arritur të kurohet. Por të njëjtin fat me të nuk e kishte edhe aktori i famshëm i komedive Michael J. Fox. Fituesi i trefishë i çmimeve Grammy dhe gjithashtu i çmimit Globi i Artë, më 1991 është goditur nga sëmundja e Parkinsonit, çka e ka bërë gjysmë të paralizuar dhe kjo ka bërë që ai t’i jap fund karrierës së tij si aktor.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip