Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Tech
Facebook do t’u vendosë tarifë përdoruesve nga 1 nëntori?
Publikuar: 24.09.2014 - 08:45

Thuhet se gjatë një konference për shtyp, Zuckerberg ka deklaruar se do të fillohet t'i vilet secilit përdorues 2.99 dollarë. Por...
Nga 1 nëntori, Facebook do të nisë të tarifojë përdoruesit e tij? Ky është lajmi i qarkulluar së fundi, sipas të cilit këtë risi e ka lajmëruar vetë Mark Zuckerberg gjatë një konference për shtyp dhe ku ka deklaruar se do të fillohet t'i vilet secilit përdorues 2.99 dollarë, për të shfrytëzuar shërbimet që ofron rrjeti i famshëm social.

"Nëse nuk bëjmë diçka për të përballuar kostot tonë, Facebook mund të reshtë së ekzistuari në të ardhmen e afërt".

Në gusht të këtij viti, totali i përdoruesve të Facebook mbërriti në 1 miliard e 317 mijë përdorues. Sikur vetëm 75% e këtyre anëtarëve do të paguante tarifën mujore, atëherë do të thoshte se të ardhurat vjetore do të mbërrinin shumën 3 miliard dollarëve.

Mirëpo, këtë lajm që ka qenë disi i papritur për të gjithë përdoruesit dhe specialistët e fushës, e kanë hedhur poshtë menjëherë vetë përfaqësuesit e rrjetit social.

Fillimisht është nxjerrë në pah fakti që lajmi u publikua në një faqe satirike interneti. Pra, e gjitha është një fiksion.

"Njerëzit duhet të dallojnë qartë artikujt satirikë nga ata të tjerët. Për këtë arsye, ne si Facebook kemi vendosur të shtojmë edhe një tag 'satire", në mënyrë që të evidentohen më së miri lajme parodike nga ato të vërtetat".


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51