Ditari

Ballina / Ditari / Kryeqyteti
Hiqen rrethojat përreth Sallës "1 Tetori" dhe te Mensa e Studentëve (Foto)
Publikuar: 24.09.2014 - 20:13

Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës, ka vazhduar me zbatimin e vendimit të Bordit të Drejtorëve në Komunën e Prishtinës, i cili parasheh largimin e të gjitha rrethojave nga objektet publike, përveç në objektet e rëndësisë së veçantë.

Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim me Drejtorinë e Qendrës së Studentëve kanë larguar rrethojat që ndodhen tek Mensa e studentëve dhe përreth Sallës "1 tetori".

Aksioni i lirimit të hapësirave publike në Prishtinë do të vijojë edhe në ditët e ardhshme si dhe do të shoqërohet me gjelbërimin e hapësirave të liruara.


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Aksioni i heqjes se rrethojave eshte i mireseardhur, por per Qendren e studenteve mendoj se nuk eshte i qelluar. Ajo eshte ruajte mu fale rrethojave, deh edhe me tutje keto rrethoja neuk e shemtojne estetikisht as kreqendren, por perkundrazi, si dhe paraqesin nje mbrojtje te atyre hapsirave me shume rendesi. Andaj te behet perjashtim me kete rast.
pertokesori
rekomanduar (1)
25 Sep 2014
23:41
 
Me shume nga Ditari