Shpallje

Ballina / Shpallje / Shpallje
Ministria e Integrimit Europian
Publikuar: 25.09.2014 - 09:02

Ministria e Integrimit Europian duke u bazuar ne Ligjin për Shërbimi Civil të Republikës se Kosovës L.Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit ne Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës shpall konkurs :

Divizioni i Buxhetit dhe Financave

Zyrtar i lartë Financiar
Referenca e titullit të punës (MIE-DFSHP-012)
Koeficienti : 8
Vendi: Prishtinë

Qëllimi vendit të punës:

Te ndihmoi ne propozim buxhetin afatmesëm te Ministrisë, të bëjë propozimin për vitin e ri fiskal, të hartoj raporte të ndryshme financiare në të njëjtën kohe të monitoroj të gjitha çështjet administrative në lidhje me Divioni për Buxhet dhe Financa.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Bënë regjistrimin softuerik të transaksioneve buxhetore dhe autorizon shpenzimet;
• Përcjellë dhe barazon mjetet buxhetore në nivel të ministrisë, departamenteve dhe njësive më të vogla në kuadër të ministrisë;
• Përgatit pasqyrat financiare të Ministrisë;
• Merr pjesë në hartimin e të gjitha Projekt-Ligjeve, Projekt rregulloreve dhe dokumenteve tjera ligjore të cilat kërkojnë vlerësimin e ndikimit financiar;
• Bënë barazimin analitik të shpenzimeve buxhetore në emër të vijave të përcaktuara buxhetore;
• Përgatit librat analitik te cilat ia prezanton udhëheqësit te departamentit;
• Përgjigjet për përpikërinë e të dhënave në kategorinë e shpenzimeve;
• Jep këshilla, propozon zgjidhje të problemeve të paraqitura gjatë procesit të punës, që janë pjesë e detyrave dhe përgjegjësive që dalin nga puna;
• Përcjellë kontrollimin e emrit të përfituesit dhe llogarisë bankare në sistem, apo SWIFT kodit në rastin e pagesave ndërkombëtare në baze të dokumentacionit përcjellës;

(Konkursin  e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Shpallje
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51