Zip

Ballina / Zip / Yjet
Frikohet për jetën
Publikuar: 25.09.2014 - 09:11

Aktorja e re Sarah Hyland për katër vite ishte në lidhje me Matthew Prokop, kundër të cilit tani ka fituar ndalesën që t’i afrohet. Ylli i serisë “Modern Family” thotë se ai tërë kohën e ka abuzuar fizikisht dhe psikikisht. Portali ‘TMZ’ ka ardhur në posedim të dokumenteve sipas të cilëve aktorja 23-vjeçe thotë se Matthew e ka ngulfatur, e ka shtyrë dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë.

Ai e kishte shtyrë brenda në veturë dhe kishte filluar ta ngufasë dhe si dëshmitare të kësaj, e ka cekur të ëmën e saj. Sarah thotë se Matthew është sjellë në këtë mënyrë ndaj saj gjatë katër viteve sa ishin në lidhje. Prokop, i cili ka pasur një rol të shkurtër në “Modern Family”, gjatë një grindjeje në muajin maj të këtij viti, e kishte futur me dhunë në veturë dhe kishte filluar ta ngufas me forcë.

“Shtrëngimi ishte aq i fuqishëm, sa nuk kam mundur të flasë. Jam frikësuar dhe kisha frikë për jetën”, shkruan në dokumente. Thotë se kjo ka ndikuar në zërin e saj. Kur kishte vendosur të ndahej nga ai, ajo e kishte lutur kolegen e saj Julie Bowen, e cila në këtë seri luan rolin e nënës së saj, t’i ndihmoj që në mënyrë të qetë t’i jap fund lidhjes. Por pasi ishte ndarë nga ai, Matthew kishte filluar ta kërcënoj se do ta vrasë, por ishte shpëtuar nga ekipi i serisë. Por tani gjykata e ka miratuar vendimin i cili ia ndalon atij t’i afrohet aktores.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51