Kidz

Ballina / Kidz / Kidz
Pse u ndëshkua gamilja?
Publikuar: 25.09.2014 - 09:55

Në kohën kur Nëna Natyrë po vendoste se si do të ishin kafshët, secila kafshë bënte kërkesa rreth asaj se si do të dëshironin të dukeshin. Por gjithsesi, Nëna Natyrë as që donte t’ia dinte për këtë, pasi ishte vetë ajo që do të vendoste për dukjen e tyre, ndërsa kafshët që ishin këmbëngulëse në kërkesat e tyre, shpesh edhe i dënonte në forma të ndryshme. Dhe e njëjta gjë ndodhi edhe me gamilen. Ajo i kërkoi Nënës Natyrë që nëse do të ishte e mundur, t’ia dhuronte një palë brinjë sikur ato që kishte demi, pasi thoshte se i nevojiteshin për t’u mbrojtur. “Kërkesë e tepruar!”, bërtiti Nëna Natyrë. “Të kam dhënë një trup mbresëlënës si dhe një mundësi që nuk e ka asnjë kafshë tjetër: atë që të kalosh shkretëtirën. Dhe tani më kërkon edhe brirë? E meriton të ndëshkohesh”, i tha Nëna Natyrë. Dhe që nga ajo ditë, gamilja i ka veshët pa majë, si ndëshkim për kërkesën e saj. 


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Kidz