Auto & Tech

Ballina / Auto & Tech / Tech
Apple kërkon falje për iOS 8.0.1
Publikuar: 25.09.2014 - 21:19

Një ditë pas dështimit të përditësimit të IOS 8.0, respektivisht update në 8.0.1, me ç’rast ata që kanë përditësuar iPhone 6 dhe 6 Plus kanë hasur në probleme me shërbimet celulare dhe funksionalitetin e touch ID, Apple ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë çështje.

"Ne kërkojmë ndjesë për bezdisjen e madhe që ua kemi shkaktuar përdoruesve dhe për këtë jemi duke punuar rreth iOS 8.0.2, me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi. Ne do ta publikojmë atë sa më shpejt që është e mundur në ditët e ardhshme”, tha një zëdhënës i Apple.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Auto & Tech