Zip

Ballina / Zip / Yjet
Vlerësohen pantallonat e artë të Kylie Minogue
Publikuar: 26.09.2014 - 08:42

Disa nga momentet më të guximshme në modë, tani janë votuar si më të famshmet. Dhe Kylie Minogue që kishte veshur një palë pantallona të shkurtër me ngjyrë të artë në videoklipin e këngës së saj hit të vitit 2000 “Spinning Around”, ndodhet në pozitën e parë, ndërsa shumë afër saj në pozitën e dytë, gjendet modelja dhe aktorja Liz Hurley, me fustanin e saj Versace me të cilin e kishte shoqëruar aktorin Hugh Grant në premierën e filmit ‘Four Weddings and a Funeral’ në vitin 1994. pra këto veshje janë shpallur si momentet më të famshme të modës.

Në pozitën e tretë gjendet stili mahnitës i Sarah Jessica Parker gjatë xhirimeve të serisë ‘Sex And The City’. Grupi i fuqishëm i vajzave ‘Spice Girls’ dhe dashuria e tyre për veshje me materiale vezulluese, ndodhet në pozitën e katërt, ndërsa paraqitja e supermodeles së famshme britanike Kate Moss me pantallona shumë të shkurtër dhe një bluzë të hapur gjatë festivalit të muzikës Glastonbury në vitin 2005, ndodhet në vendin e pestë. Në top-dhjetëshe gjenden edhe emrat e Lady Gaga-s, Rihanna-s, Joan Collins, Linda Evans dhe Victoria Principal, të cilat njihen për kreacionet e tyre të veçanta.


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit .
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri".
[email protected] | [email protected] | Tel: 00 381 38 24 90 71 & 00 381 38 22 24 51